Tirane- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka marrë në mbrojtje socialistin Gjetan Gjetani, për të cilin kryeministri i vendit Edi Rama kërkoi përjashtimin e tij nga partia një ditë më parë gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, pasi kërkonte shkarkimin e drejtuesve të policisë së Kurbinit.

Vasili i kujton Ramës deklaratën e bërë prej tij në vitin 2003 kur kandidonte për herë të parë si kryetar i PS ku fliste për të vërtetën, ndërsa përballë i vë deklaratën kur kërkoi përjashtimin e Gjetanit vetëm pse, siç thotë Vasili, tha të vërtetën.

Statusi i plotë

Rama kundra Rames, jargavitje pas merimangave te karriges se pushtetit.

Ne vitin 2003 kur kandidonte per here te pare per kryetar te partise socialiste, ky Rama si medemek dashnor i te vertetes qe ishte deklaronte "Duke parë se sa më shumë i fshihemi të vërtetës aq më pranë humnerës shkon pushteti i socialistëve të thjeshtë dhe jo pushteti i njërit apo i tjetrit, kam vendosur të bëjë edhe këtë kandidim”.

Sot Rama vitit 2018, qe jargavitet e qurrepset pas karriges se tij,kur nje deputet nga te tijte vetem thote ca te verteta te renda per krimin qe po shkaterron vendin e cdo familje,qe i di i madh e i vogel ne Shqiperi dhe jane ne cdo tavoline ne Berlin,Bruksel dhe Uashington,ky e perjashton ate qe foli,ndersa ky vete kthehet ne nje kasap qe hungërin e qe do ta coptoje dhe zhduke me cdo kusht te verteten.

Ja ç'do te thote qe qe te kesh nje kryeminister te shnderruar ne grope septike parimesh dhe morali"

Petrit Vasili