Petro Koçi: Spartak Ngjela
i ka fajet për koalicionin

Petro Koçi: Spartak Ngjela<br />i ka fajet për koalicionin
Petro Koçi, kryetar i PSV91, deklaron se punët në tryezën e të majtëve i ngatërron Ngjela, sepse ai është shumë i djathtë. Ai thotë ndër të tjera se duhet të gjendet një zgjidhje nga PS për aleatët e saj.

Zoti Koçi, pse nuk është mbledhur koalicioni i të majtëve?
Tryeza është mbledhur për çështje të ndryshme. Mendoj se problemi I Reformës Zgjedhore mbetet preokupant për këtë tryezë. Duket se Berisha është kundër hapjes së sistemit zgjedhor drejt pluralizmit dhe demokratizimit. Privatizimi i sistemit politik dhe i shtetit mbeten pengesa kryesore e varfërisë demokratike në vend. PS është e hapur për korrigjimin e gabimit të reformës së kaluar, por s'po tregon forcë e gjallëri taktike për ta realizuar këtë korrigjim.

Zoti Ndoka pretendoi se ka një thyerje të madhe pas takimit të fundit, dhe zor se mund të bëhet më mbledhja e koalicionit. Çfarë ka ndodhur në takimin e fundit?
Takimet kanë qenë konfidenciale. Partitë e përjashtuara me dhunë nga parlamenti, domosdo që mbeten akoma këmbëngulëse në korrigjimin e fajit
konsensual mbi sistemin tonë politik. Mijëra vota qytetarësh të Republikës mbeten të papërfaqësuara. Paaftësia e klasës tonë politike dhe e opinionit publik për ta shpëtuar Shqipërinë nga modeli Putin mbi zgjedhjet krijon një ngërç të vazhdueshëm në besimin e nevojshëm që duhet të sundojë marrëdhëniet brenda koalicioneve aktuale, përfshirë edhe atë të majtë. Ndërkohë mund të pranoj se prezenca e zotit Ngjela në këtë tryezë ka krijuar probleme të vazhdueshme.

Pse?
Eshtë shumë djathtist në filozofi.

Ndërkohë zoti Legisi thotë se mundësitë janë të hapura. Ne I kemi propozuar partive të koalicionit firmosjen e një marrëveshje qeverisësedhe jo për parlamentin. Pse e keni kërkuar qwnien tuaj në listat e sigurta të PS?
Strategjia e përballimit të sfidës së zgjedhjeve të ardhshme nuk është përpiluar akoma. Ka ide dhe propozime nga më të shumtat, por akoma s'ka një projekt. Nëse nuk korrigjohet sistemi atëherë PS e ka për detyrë të gjejë instrumentat e duhura politike për të organizuar një koalicion tëfortë dhe fitues. Por nga ana tjetër e ka për detyrë të neutralizojë nëpërmjet marrëveshjes elektorale padrejtësinë përjashtuese të sistemit zgjedhor që ajo vetë ka propozuar e s'po mundet ta korrigjojë. Ne kemi kërkuar rregullimin e Kodit për të garantuar llogaritjen e mandateve të nënkoalicioneve brenda Koalicionit Zgjedhor, ose mundësinë e daljes me listë të përbashkët të koalicionit socialist në qarqe të caktuara. Këtë e kemi publikuar disa herë dhe kjo s'përbën ndonjë lajm.

Në fakt, a nuk është paradoksale që partitë aleate të PS të kërkojnë të jenë në listat e sigurta të PS? Atëherë cili elektorat do të votojë partitë tuaja nëse ju hyni në listat e PS?
Gjykoj që përdorimi i termit 'listë e sigurt' krijon diversion në marrëdhëniet me PS në tonë. Nëse opsionet e sipërpërmendura do bllokohen nga Berisha, atëherë mendoj se PS duhet të gjejë një zgjidhje tjetër motivuese për aleatët. Nëse sot PS ka 3 mandate deputetësh nga PSD për shembull, kjo s'është arsye që dikush të përmendë listat e sigurta. Ne na duhet një fitore e sigurt. Kjo arrihet me një koalicion të fortë ku aleatët ndihen të motivuar, ndryshe nga përvoja e 2009! Sa më shumë aleatë të ketë në garën zgjedhore aq më afër është fitorja.

Si do të zgjidhet ngërçi i krijuar?
Do zgjidhet besoj. Me realizëm. Do luftojmë fort kundër këtij sistemi, por jo kundër PS. Edhe PS gjithnjë e më tepër po bëhet pjesë e kësaj lufte. Veçse duhet hequr dorë nga iluzioni se fitoren na i sjell Bamir Topi duke ihequr vota Sali Berishës.

(ab/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë