Petro Koçi: Duhet përshëndetur akti i Tahirit, prokuroria e lirë të hetojë

Zëvendësiministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka qënë i ftuar në studion e Report Tv ku është shprehur lidhur me ngjarjet dinamike të ditëve të fundit, që nga dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deri tek reagimet e secilit nga politikanët për këtë akt, gjithashtu edhe reagimin e Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Koçi e ka thënë që veprimi i Tahirit duhet përshëndetur, edhe pse nuk jam dakord me të gjitha ato që tha ai. Zëvendësministri i Mbrojtjes është shprehur se deri para dorëheqjes opozita e përdorte çështjen “Tahiri” kudo, por tashmë nuk do ta kenë më këtë mundësi.

Akti që mori dje Saimir Tahiri duhet përshëndetur, unë e vlerësoj si veprim edhe pse nuk jam dakord me gjithë fjalimin e tij.

Në lidhje me deklaratën që dha sot ambasadori Lu, ai u shpreh i kënqur që kemi një politikan të akuzuar, ku para drejtësisë do të jetë një qytetar i zakonshëm.

E gjithë kjo që po bën sot opozita është një lojë e shëmtuar sepse ato do të donin që ai të mos e jepte dorëheqjen që ta përdornin kudo, dhe tashmë nuk e kanë më këtë mundësi.

Në situatën ku Tahiri u duk sikur ju shpalli luftë të gjithëve, mendoj se duhet kuptuar një njeri në atë lloj situate, unë e përshëndes si akt por nuk jam dakord me gjithçka që ai tha.

Ai është një politikan me provojë dhe ka të drejtë të dalë në publik. Gjithçka ai ka thënë duhet përqëndruar tek akti i tij.

Akuzat e Bashës ndaj Tahirit në thelb janë akuzime axhamish. I gjithë rasti ka nisur nga prokuroria italiane, dhe nuk mundet njeri ti prishë provat pasi janë nisur nga prokuroria italiane dhe jo nga ajo shqiptare.

Bëhet fjalë për ato lloj provash që nuk mund ti shkatërrojë askush.

Ka vende për përmirësim çdo politikë pune e ndjekur nga institucionet , është një provojë e krijuar, nuk ka asnjëherë asnjë punë që smund ti gjesh asnjë të metë, të dy kanë punuar.

Xhafa ka një provojë politike të admirueshme, jemi ne ritëm të mirë të ministrit të Brendshëm. Unë e kam parë korrekt. Tahjiri është në ndryshimet e para të qeverisë, një ndryshim politik i menduar dhe i kalkuluar. Qëndrimi korrekt i kryeministrit Rama.

Kostot e Partisë Socialiste do të ishin të konsiderueshme në rast se reagimi do të kishte qënë i kompromentuar, opozita gjeti vend për të folur në rastin e imunitetit. Në të gjitha hapate  tjerë reagimet kanë qënë në momentin duhur dhe të çastin e duhur.

Publiku e sheh edhe politikisht çështjen, e sheh nga kampi ku bën pjesë, mendojnë se Saimir Tahiri është përgjegjës se ai lejoi kanalizimin e etj ,e shohin si fakt konkret. Gjykimi është i mirëfilltë politik. Ne kemi një kazus që kërkon që drejtësia të veprojë pa u ndikuar nga politika, nuk i lihet gjykimit të ftohtë të drejtësisë. PD po i bën presion drejtësisë.

Nës njërën dorë mban pushkën, në dorën tjëtër mban kazmën për të shkatërruar shtetin , edhe kur është opozitë edhe kur është pushtet.

Edhe kur është Berisha kryetar edhe kur është Basha, edhe pse është shkolluar në Hollandë.

Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 04/05/2018 16:31

    Petro Koci politikani me i mire , me i afte dhe me i moralshmi, jo vetem i se majtes shqiptare , por mbare politikes sone . I tile ka qene Petro dhe kur ishte ne krye te PS dhe kur ishte minister i brendeshem qe udhehoqi policine ne lufte me bandat me te rrezikshme qe kane kaluar ne Shqiperi . Petro duhet patjeter te kthehet tek PS se eshte aset, qe e nderon partine qe e rriti si politikan . Rama ka gabime , por te lesh Petro Kocin zv . minister nuk eshte vlersim . Ai duhet te jete ne krye te PS . Beni nje sondazh ne shkalle Republike dhe do shikoni perkrahjen popullore qe ka ai .Une e vleresoj si qytetar dhe nuk jam asnje njohje personale me zoterine , por dua Shqiperine ta udheheqin njerezit e ndershem , te afte dhe patriot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille