Petulla me banane dhe cocos
Përbërësit:
2-3 banane

1 lugë gjelle sheqer
1 vezë
3 lugë gjelle arrë kokosi ( pluhur)
Vanilje
1/2 gotë ujë
1 gotë miell
1/4 lugë kafe sodë buke
Pak vaj për skuqje
Përgatitja:
Bananet I shtypim me pirun duke I kthyer në pure, shtojmë sheqerin dhe I përziejmë se bashku me vezët dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar arrë kokosi, vanilje, gjysmë gotë ujë, I përziejmë duke shtuar pak nga pak miellin dhe pka sodë bukë, sa të na kapin gishtat e dorës, I përziejmë deri sat ë na formohet një brum mesatar, as I hollë, as I trashë, pra si brumë petullash të derdhet nga luga. Lëmë brumin të pushojë rreth 20 minuta. Ngrohim vajin dhe lugë lugë petullat derisa të zverdhen. I kthejmë nga ana tjetër dhe pasi të skuqen nga të dyja anët, I shërbejmë me mjaltë ose sheqer pluhur.
D.M./Shqiptarja.comKomente

