Petulla me raki nga zonja Albana

Petulla me raki

Përbërësit:

  • 3 gota miell
  • 1 gotë ujë të ngrohtë
  • 2 lugë gjelle raki
  • 1 vezë
  • 1 lç sodë buke ose maja e thatë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lgj sheqer (opsionale)
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tas përziejmë miellin, sodën e bukës ose majanë e thatë, kripën dhe sheqerin (nëse e përdorim). Në një enë tjetër përziejmë përbërësit e lëngshëm: vezën, rakinë dhe ujin e ngrohtë. Gradualisht hedhim përbërësit e lëngshëm tek mielli, duke i përzier mirë derisa të krijohet një brumë homogjen. Brumi duhet të jetë pak i trashë, por jo shumë i ngurtë. Nëse përdorim maja të thatë, e lëmë brumin të fryhet për 30 minuta në një vend të ngrohtë. Ndërkohë ngrohim vajin në një tigan dhe me ndihmën e një luge marrim brumin dhe skuqim petullat derisa të marrin një ngjyrë të artë në të dyja anët. Më pas i vendosim petullat në letra kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt dhe i servirim sipas dëshirës me djathë, mjaltë apo reçel.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Ceremonia e hapjes së Panairit Fitur, Kumbaro: Shqipëria nënshkruan një garanci të re suksesi për vitin 2025

Ceremonia e hapjes së Panairit Fitur, Kumbaro: Shqipëria nënshkruan një garanci të re suksesi për vitin 2025