Petulla me kos

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 1 lugë kripë
  • 10 gr sodë
  • 1 gotë kos
  • 3 vezë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Formojmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. E hapim brumin në një petë të madhe dhe me një gotë iu japim formë petullave. Më pas i skuqim në vaj mesatar. Mund t'i shoqëroni me çfarë të doni, djathë apo mjaltë.