Peza në Report TV: Nga 'Deputeti që duam' mund të dalin më shumë se 20 kandidatë (VIDEO)

PS mbylli një ditë më parë aplikimet në platformën "Deputeti që duam",  ku kishin aplikuar 1600 kandidatë. Në një intervistë për Report Tv, Alfred Peza tha se nga këto aplikime, brenda kësaj jave do të përcaktohen 100 më të mirë dhe më pas do të nis trajnimi i tyre. Në fund tha Peza mund të zgjidhen 20 kandidatët më të mirë, por ky nuk është një numër fiks pasi mund të jetë më i lartë.

"Platforma ka qene e hapur për të gjithë, kanë qenë 1600 kandidatura dhe të gjithë kanë qenë të lirë të ofrohen dhe të japin videon dhe cv e tyre, dhe letrën e motivimit për tu bërë pjesë e kësaj gare. Aty ka nga të gjithë qarqet e Shqipërisë dhe jashtë saj.  Do të bëhet seleksionimi në bazë të kritereve dhe brenda kësaj jave do të zgjidhen 100 më të mirë dhe më pas do të ketë një procedurë tjetër ku do të fillojë trajnimi i tyre online nga ekspertët më të  mirë të komunikimit publik dhe atij politik, në mënyrë që përzgjedhja që do të bëhet në janar të dalin realisht ata që e meritojnë të bëhen pjesë e PS. Se do jenë 20, 18 apo 23 ky nuk është një fiks i përcaktuar, por kush do të ketë performancën më të mirë. Në listat përfundimtare do të jenë forumet dhe drejtuesve politik do të merret vendim për të përcaktuar më pas se si do të pozicionohen këto kandidatë", tha Peza.

Nisma e kryesocialistit Rama, portali “deputeti që duam”, u prezantua në muajin tetor si një ftesë e hapur për këdo që ka ambicien për t’u futur në politikë e për të qenë pjesë e partisë socialiste.Të vetmen gjë që duhen të bënin të interesuarit ishte të dërgonin një video me anë të së cilës të shprehnin interesin dhe të jepnin arsyet pse besonin se ishin zgjedhja e duhur për t’iu bashkuar PS, e po ashtu të dërgonin një CV të jetës profesionale dhe një letër angazhuese. Priroritet do të kenë gratë dhe vajzat në kuadër të nismës për ti përfshirë sa më shumë në jetën aktive politike.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja