Peza vlerësohet me titull mirënjohje,
Paja argëtohet duke kërcye

Peza vlerësohet me titull mirënjohje, <br />Paja argëtohet duke kërcye
Ndodh që kur e pëlqen mjaft një profesion dhe e bën atë po, me shumë pasion është shumë e vështirë të ndahesh prej tij. Kështu ndodh gjithnjë dhe s’ka se si të ndodhte ndryshe dhe me ish-gazetarin, Alfred Peza i cili tashmë e ka braktisur gazetarinë për t’iu dedikuar politikës.



“Kur isha në gazetari doja të isha politikan, tani që jam në politikë dua të jem gjithmonë gazetarë”, kështu u shpreh vetë Peza gjatë një moment kur i dhuruan certifikatën me titull mirënjohje për kontributin në gazetari në qytetin e Elbasanit.



Ka qenë pikërisht Unioni i Gazetarëve të Elbasanit dhe të qytetit të Fierit që kanë shpërndarë certifikata për gazetarët e pranishëm mes të cilëve dhe ish-gazetari Peza, sot kandidat për Deputet nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit.



Në këtë eveniment ka qenë i pranishëm dhe vetë kreu i Bashkisë së Elbasanit, z. Qazim Sejdiu i cili u kujdes posaçërisht mbi këtë eveniment. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm dhe mjaft figura publike, mes të cilëve dhe aktori Luftar Paja, i cili dhuroi dhe çmimin në fjalë. Jo vetëm kaq, por aktori Paja duket se është ndierë mjaft mirë mes gazetarëve dhe është argëtuar pa masë. Në një nga fotot ai shihet mjaft në formë, duke kërcyer me pasion, me një nga gazetaret e pranishme.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online

(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë