Pezullimi i Artan Shkëmbit se dekonspiroi operacionet, Edmond Rizaj bëhet numri 2 i OFL-së
Edmond Rizaj dhe Artan Shkëmbi
Edmond Rizaj, oficeri i lartë në Policinë e Shtetit bëhet drejtori i hetimit të krimit dhe numri dy i OFL-së në vendin e mbetur bosh pas pezullimit të Artan Shkëmbit, i akuzuar se ka dekonspiruar një operacion.
Rizaj ka një përvojë 25 vjeçare në Policinë e Shtetit. Më herët ai ka shërbyer si drejtor i seksionit kundër narkotikëve, pozicion nga i cili ishte shkarkuar nga paraardhësi i Haki Çakos në Policinë e Shtetit, Artan Didi. Së fundmi Rizaj ishte transferuar si specialist në Studimet Strategjike.
Ai emërohet në vendin e Shkëmbit, pasi pezullimi i këtij të fundit ka ardhur pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit të mbëritur nga pala Gjermane, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.
Në muajin prill autoritetet gjermane u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare verifikim të pasurisë për të dy personat të cilët qëndrojnë në Gjermani. Pala shqiptare u kthen përgjigje më 22 prill. Por nga hetimet të bëra nga një grup i përbashkët hetuesish të quajtur Kier Gier u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm Encro Chat.
Në telefonin e tyre u gjet fotografia e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor i autoriteteve gjermane në të cilën kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara. Pasi morën këtë informacion, në shtator oficeri ndërlidhës gjerman kërkoi hetime nga autoritetet shqiptare pasi ishte i bindur se tradhtari ishte efektiv i policisë shqiptare. Në të dy rastet personi që kishte kërkuar rezulton zyrtari Shkëmbi, të cilit për vite me radhë i janë besuar aksione ndërkombëtare të forta. Përveç Shkëmbit edhe dy oficerë të tjerë rezultojnë se kanë kërkuar informacione në të njëjtën periudhë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Miku i Ervis Martinajt kapet me armë në makinë te ‘Komuna e Parisit’! Valentino Kaçorri i dënuar për vrasje e trafik armësh e subjekt i OFL-së
17 Dhjetor 2022, 10:50
-
I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, vlonjatit i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan! 4 pasuri i bleu 300 mijë euro në dorë
12 Dhjetor 2022, 12:07
-
‘Territorialja’/ PD kërkon 94 bashki, eksperti i PS-së: Bashkitë e mëdha më efektive! PS kushte për negocim për shtim të bashkive! Çupi: Po talleni me shqiptarët
11 Tetor 2022, 10:06
-
E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit! Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol
10 Tetor 2022, 12:39
-
Ia bllokoi OFL, GJKKO i kalon përfundimisht shtetit pronat e Emiljan Shegës, trafikant droge! Konfiskohen 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke
22 Shtator 2022, 13:41
-
Me ç'autokombanjë e korrën grurin? Vijon në GJKKO gjyqi i pazakontë me 240 fshatarë në mbrojtje të subjektit të OFL-së
20 Korrik 2022, 13:43
-
Shteti merr në përdorim ‘makinat' e konfiskuara nga OFL, 'furnizohen’ SPAK, KLGJ, policia e 'Pastrimi i Parave'
8 Korrik 2022, 14:08
-
Reforma Territoriale, caktohen ekspertët teknik! Mziu: Të mos shkojmë te shpikja e rrotës, të marrim eksperiencë nga vendet e rajonit
29 Qershor 2022, 10:26
-
Gjyq i pazakontë në GJKKO, 240 fshatarë dëshmitarë! OFL ‘në sitë’ pasurinë e fermerit: E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit! I akuzuari: Punoj me autokombajnë
22 Qershor 2022, 12:36
-
Çuditë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve…
16 Qershor 2022, 14:35
-
1 vit në seancë paraprake, rikthehet për rihetim çështja për numrin 2 të OFL, Artan Shkëmbi! Akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimit
6 Qershor 2022, 15:18
-
Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj vëllezërve Marku dhe hoqi sekuestron ndaj 5 mln eurove, Prokuroria ankimon vendimin
2 Qershor 2022, 11:05
Pse nuk thoni qe ky qenka anetar i krimit te organizuar i infiltruar ne polici.Dhe cfare ben rilindja? E pezullon! Po ky qenka vete krimi.Ca kerkoni re kapni kur e keni para syve.Apo ka dhe me keq kemi Liken presudent kretar i krimit te organizuar.
PërgjigjuU te dhjefsha mu ne rilindje. O plehra qe nuk ju ndate dot ktyre zarave te saliut. Nuk keni faj ju mor funderrinat e rilindjes kemi faj ne qe te dhame voten.
Përgjigjusidomos premtimi për 1,000 usd për çdo fëmijë të sapolindur që kur të rritet do i jetë bërë 25.000 ishte përrallë e bukur ...:):):)
Përgjigju