Pezullimi i Artan Shkëmbit se dekonspiroi operacionet, Edmond Rizaj bëhet numri 2 i OFL-së

Pezullimi i Artan Shkëmbit se dekonspiroi operacionet, Edmond Rizaj bëhet numri 2 i OFL-së

Edmond Rizaj dhe Artan Shkëmbi

Edmond Rizaj, oficeri i lartë në Policinë e Shtetit bëhet drejtori i hetimit të krimit dhe numri dy i OFL-së në vendin e mbetur bosh pas pezullimit të Artan Shkëmbit, i akuzuar se ka dekonspiruar një operacion.

Rizaj ka një përvojë 25 vjeçare në Policinë e Shtetit. Më herët ai ka shërbyer si drejtor i seksionit kundër narkotikëve, pozicion nga i cili ishte shkarkuar nga paraardhësi i Haki Çakos në Policinë e Shtetit, Artan Didi. Së fundmi Rizaj ishte transferuar si specialist në Studimet Strategjike.

Ai emërohet në vendin e Shkëmbit, pasi pezullimi i këtij të fundit ka ardhur pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit të mbëritur nga pala Gjermane, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Në muajin prill autoritetet gjermane u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare verifikim të pasurisë për të dy personat të cilët qëndrojnë në Gjermani. Pala shqiptare u kthen përgjigje më 22 prill. Por nga hetimet të bëra nga një grup i përbashkët hetuesish të quajtur Kier Gier u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm Encro Chat.

Në telefonin e tyre u gjet fotografia e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor i autoriteteve gjermane në të cilën kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara. Pasi morën këtë informacion, në shtator oficeri ndërlidhës gjerman kërkoi hetime nga autoritetet shqiptare pasi ishte i bindur se tradhtari ishte efektiv i policisë shqiptare. Në të dy rastet personi që kishte kërkuar rezulton zyrtari Shkëmbi, të cilit për vite me radhë i janë besuar aksione ndërkombëtare të forta. Përveç Shkëmbit edhe dy oficerë të tjerë rezultojnë se kanë kërkuar informacione në të njëjtën periudhë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Auuuuuuu: 26/01/2021 09:00

    Pse nuk thoni qe ky qenka anetar i krimit te organizuar i infiltruar ne polici.Dhe cfare ben rilindja? E pezullon! Po ky qenka vete krimi.Ca kerkoni re kapni kur e keni para syve.Apo ka dhe me keq kemi Liken presudent kretar i krimit te organizuar.

    Përgjigju
  • Rei: 26/01/2021 05:13

    U te dhjefsha mu ne rilindje. O plehra qe nuk ju ndate dot ktyre zarave te saliut. Nuk keni faj ju mor funderrinat e rilindjes kemi faj ne qe te dhame voten.

    Përgjigju
  • elida: 25/01/2021 23:35

    sidomos premtimi për 1,000 usd për çdo fëmijë të sapolindur që kur të rritet do i jetë bërë 25.000 ishte përrallë e bukur ...:):):)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës