Sali Berisha i është përgjigjur nga protesta para Kryeministrisë, Edi Ramës për çështjen Balluku, i cili deklaroi se nuk po ushtron presion ndaj Kushtetueses. Berisha tha se Rama po e mbron Ballukun dhe po sulmon Kushtetuesen, ndwrsa tha se s’do t’i ndahen atij derisa ta largojnw nga pushteti.
“Rama ka dy ditë ka humbur çdo gjë dhe me një përçartje të neveritshme del dhe merr në mbrojtje, po mbroj ministren, nuk po mbroj lubinë, po mbroj kryeministrin nuk po mbroj Edvinin. Kujt do t’ia shesësh ti këto. Ato që bën kundër Kushtetueses, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere. Tu drejtohemi bashkë shqiptarëve, çfarë do bëjmë ne të dashur qytetarë dhe qytetare, do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që s’ka asnjë normë morale, apo s’do ti ndahemi atij gjeri ditën e fundit të largimit nga pushteti”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha protestë me një grusht militantësh: Nuk futemi në zgjedhje me Ramën! Po i bën presion Kushtetueses për Ballukun, do e paguajë












