Risia e demokratëve në tubimin e tretë përpara Kryeministrisë, ishte një instilacion, ku me uniformë burgu nuk ishin veshur vetëm socialistët që janë në qeli, por edhe zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku. 

Pjesëmarrja minimale edhe kësaj radhe portretizoi protestën, së cilës iu bashkuan vetëm një grup militantësh dhe deputetësh demokratë. Sali Berisha quajti hapësirën para kryeministrisë "shesh të lirisë", ndërkohë që afro 15 vite më parë, më 21 janar 2011, kur ai ishte kryeministër, armët e shtetit vranë me urdhër 4 protestues.

Deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama se ankimi në Kushtetuese i masës së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku është ndërhyrje e pushtetit gjyqësor në atë ekzekutiv, kryedemokrati e interpretoi se pranim të inkriminimit të kreut të qeverisë në aferat për të cilat akuzohet Balluku. Berisha e akuzoi sërish Ramën se po i ushtron presion Kushtetueses për çështjen e zëvendëskryeministres, ndërsa e quajti kryehajdut të tunelit të Llogarasë.

"Në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar sheshin e lirisë, në këtë shesh i cili është sheshi i misionit të madh, të burrave edhe grave trimëresha për të përzënë nga pushteti i krimit një bandë, e cila është e zhytur në krim, në vjedhje, në dëmet më të rëndat në historinë e këtij kombi. Miq, në ekzistencën tonë të gjatë, ne kemi njohur shumë pushtime, por kurrë ndonjëherë nuk kemi shkuar brenda 100 viteve 10 vite mbrapa, siç kemi shkuar këto vite. Kurrë nuk kemi humbur ne 45% të materies kombëtare, siç kemi humbur këtë herë. Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë klikë, ndonjë grup kaq antishqiptar sa ç’kemi sot. Ne jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet, e cila zhveshi lakuriq para shqiptarëve hajdutin më të madh të kombit shqiptar në të gjitha kohërat: Edi Ramën. U desh akuza e bazuar në dokument zyrtar të vjedhjes së 50 milionë eurove nga zv.kryeministrja, për ta bërë që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se hajduti jam unë, se paratë i kam marrë unë dhe se drejtësisë i tregoj brazin dhe nuk e lejoj të veprojë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo",- tha Berisha.

Ndonëse në protesta i bashkohen një grusht militantësh, Berisha thotë në protestat e radhës do u bashkohen edhe më shumë protestues. Berisha i dërgoi mesazh Ramës se do të paguajë për vendimet e diktuara të Gjykatave dhe se nuk heqin dorë deri në largimin e tij nga qeveria. 

“Parlamenti është përfaqësuesi juaj. S’do ta lejojmë që ta përdorë Kuvendin. Këtyre u ka ikur koha  e tyre është një kohë e zezë dhe këta duhet të shkojnë për veprat e tyre të zeza që u kanë bërë shqiptarëve. Rama kërkon t’i diktohet gjykatës kushtetuese. Por unë e garantoj se vendimet e diktuara të të gjykatës që po bën do i paguash shumë shpejt, nuk jemi nga ata që po presim shpëtimin nga një prokuror apo gjykatës, do ta presin shqip nga ne, ne jemi shumë, do të jemi edhe më shumë, s’do të heqim dorë deri në largimin e Ramës nga qeveria”, tha Berisha.

Berisha u zotua sonte se nuk do të futet më në asnjë palë zgjedhje përballë kryeministrit Edi Rama. Berisha ka deklaruar se së shpejti, takimet e tilla protestuese, që ai i quan Foltore, do të zhvendosen në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kjo ishte protesta e tretë e organizuar nga Berisha para kryeministrsë dhe që do të vijojë të mbahet çdo të hënë. E para u zhvillua më 17 nëntor, ndërsa e dyta u mbajt më 24 nëntor. Në të treja këto protesta pjesëmarrja ishte tepër e ulët dhe retorika identike me konferencat për shtyp të kryedemokratit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
‘Yoga Party’, Taulant Balla tallet me protestën e Berishës para Kryeministrisë

1764615633_saliberisha.jpg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar sërish foto nga pjesëmarrja e ulët në protestën e Partisë Demokratike, para kryeministrisë. Në protestën e tretë të Sali Berishës, duket qartë se ishin më pak të pranishëm se në protestën e 17 nëntorit dhe atë të 24 nëntorit.

“Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë. I bëj thirrje Tritan Shehut të distancohet”,- shkruan Balla.

Po ashtu, në seksionin e komenteve të këtij postimi, Balla ka postuar një fotomontazh, ku duket se ekzaktësisht në vendin ku Berisha mban tubimet e tij, po zhvillohet një seancë joga.

Ora 19:32
Me një grusht militantësh në protestë, Berisha mesazh Ramës: Ne jemi shumë, do t’i paguash vendimet e diktuara për Gjykatat

 

Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se përdor vjedhjet dhe drogën për të shkatërruar kombin. Berisha tha se nuk do ta lëshojën sheshin para kryeministrisë pa laruar Ramën nga qeveria.

“Ka shkatërruar një sistem të tërë dhe për vete vjedh, vjedh, vetëm vjedh. Po arsimi, po shkollimi, një shkatërrim me dokumente, me vlerësime zyrtare si në asnjë vend tjetër. Rama për të shkatërruar këtë komb, nuk përdor kampet e përqendrimit, nuk përdor burgjet politike, ndonëse burgos politikisht, por përdor vjedhjet, vjedh me bandën e tij 90% të të gjitha fondeve për punë publike. A mund të imagjinoni një magazinier i Salillarit është fitues tenderi 60 mln euro për Portin e Vlorës. A mund të imagjinoni që rruga të ndërtohet me çmim 10 herë më të lartë se në Europë. Ne nuk e lëshojmë këtë shesh, ky është sheshi ynë, ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga kjo bandë. Arma e dytë e tmerrshme e kësaj bande është droga”, tha Berisha.

Ndonëse në protesta i bashkohen një grusht militantësh, Berisha thotë se janë shumë veta dhe se në protestat e radhës do u bashkohen edhe më shumë protestues. Berisha i tha Ramës se do të paguajë për vendimet e diktuara të Gjykatave dhe se nuk heqin dorë deri në largimin e tij nga qeveria.

“Parlamenti është përfaqësuesi juaj. S’do ta lejojmë që ta përdorë Kuvendin. Këtyre u ka ikur koha  e tyre është një kohë e zezë dhe këta duhet të shkojnë për veprat e tyre të zeza që u kanë bërë shqiptarëve. Rama kërkon t’i diktohet gjykatës kushtetuese. Por unë e garantoj se vendimet e diktuara të të gjykatës që po bën do i paguash shumë shpejt, nuk jemi nga ata që po presim shpëtimin nga një prokuror apo gjykatës, do ta presin shqip nga ne, ne jemi shumë, do të jemi edhe më shumë, s’do të heqim dorë deri në largimin e Ramës nga qeveria”, tha Berisha.

Ora 19:22
FOTOLAJM/ Protesta e PD para Kryeministrisë, i bashkohet edhe djali i Sokol Olldashit

1764613302_glaukolldashi.jpeg

Partia Demokratike zhvilloi protestën e 3 para Kryeministrisë ditën e sotme.

Në shesh është vënë re dhe prania e djalit të ish-ministrit të Transporteve dhe deputetit të ndjerë demokrat, Sokol Olldashi.

Glauk Olldashi është fotografuar teksa ka ndjekur këtë protestë, ndërsa shihet pranë Besart Xhaferrit.

Ora 19:21
Berisha bën zotimin e fortë: Nuk do futemi në zgjedhje përballë Edi Ramës

 

Sali Berisha u zotua sonte se nuk do të futet më në asnjë palë zgjedhje përballë kryeministrit Edi Rama. Këtë deklaratë ai e bëri para kryeministrisë në protestën e tretë të ashtuquajtur "foltorja parlamentaro-qytetare. 

"Kemi hyrë në betejë vendimtare, me Edi Ramën nuk shkojmë më në zgjedhje. Zgjedhjet ne nuk ia falim kuurë, U garantoj se fitorja ështrë e jona, Rama të ardhme nuk ka, do të jëtë e shkuara e zezë e këtij vendi. Të hënën tjetër përsëri këtu dhe çdo të hënë do të nisim javën me betejë. Dhe nisja e javës më një betejë kundër kryediktatorit të kombi të të gjitha kohrave është rruga drejt fitores",- tha Berisha.

Ora 19:13
Pezullimi i Ballukut/ Berisha i përgjigjet Ramës nga protesta: Po e mbron Ballukun, sulme Kushtetueses! S’do të të ndalemi derisa të të largojmë nga pushteti

 

Sali Berisha i është përgjigjur nga protesta para Kryeministrisë, Edi Ramës për çështjen Balluku,  i cili deklaroi se nuk po ushtron presion ndaj Kushtetueses. Berisha tha se Rama po e mbron Ballukun dhe po sulmon Kushtetuesen, ndwrsa tha se s’do t’i ndahen atij derisa ta largojnw nga pushteti.

“Rama ka dy ditë ka humbur çdo gjë dhe me një përçartje të neveritshme del dhe merr në mbrojtje, po mbroj ministren, nuk po mbroj lubinë, po mbroj kryeministrin nuk po mbroj Edvinin. Kujt do t’ia shesësh ti këto. Ato që bën kundër Kushtetueses, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere. Tu drejtohemi bashkë shqiptarëve, çfarë do bëjmë ne të dashur qytetarë dhe qytetare, do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që s’ka asnjë normë morale, apo s’do ti ndahemi atij gjeri ditën e fundit të largimit nga pushteti”, tha Berisha.

Ora 19:04
Deputeti Kaso: Rama i druhet arrestimit të Ballukut dhe përballjes me drejtësinë! Kryeministri të japë dorëheqjen

 

Deputeti Ivi Kaso në fjalën e mbajtur në javën e 3-të të protestës së organizuar nga Partia Demokratike, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zv,kryeministres Belinda Balluku.

Kaso thotë se Rama duke mos shkarkuar Ballukun, po mbron veten e tij. Sipas Kasos, Rama i druhet përballjes me drejtësinë pasi do t’i duhet të japë llogari për shumë çështje të tjera për të cilët vartësit e tij tashmë janë nën hetim apo të izoluar.

“Kryekaçaku ka një synim të vetëm, të vjedhë çdo gjë që zoti i ka falur këtij vendi. Të vjedhë shqiptarët, të talli fermerët. Ka synim që opozitës ta kthejë në shtojëse të qeverisë. Kryeministri mashtron kur thotë që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës të mos jetë pezulluar një ministër nga drejtësia.

Së pari në asnjë vend s’ka ndodhur që zv.kryeministri  të jetë i pandehur dhe të merret në mbrojtje nga shefi kryeministër. Ai ose jep dorëheqjen ose shkarkohet. Duhet ta kemi të qartë se me refuzimin e tij për të shkakruar Ballukun rmaa po mbron veten e tij. Ai kërkon të krijojë një precedent të rrezikshëm që rreket të mbrojë jo vetëm atë, por çdo hajdut dhe zullumqar pushteti në këtë vend. Komisioni i Venecias e ka shprehur qartë qëndrimin e tij se askush nuk është mbi ligjin kur bie fjala për vepra të rënda penale siç është korrupsioni. Rama e di mirë që me arrestimin e Ballukut, sado e cunguar të jetë drejtësia në këtë vend, më pas do të kërkohet koka e tij. Në rast se futet në morsën e drejtësisë, ky njeri që uzurpuar këtë godinë, do t’i duhet të përgjigjet për shumë e shumë krime të tjera. Rama është shefi  i të gjithë atyre që janë sot nën hetim apo pas hekurave dhe duhet ta ndajmë njëherë e përgjithmonë, shefi ose di dhe është i korruptuar ose nuk di dhe është i mangët nga mend e kokës dhe nuk bën për atë punë. Në çdo rast duhet të iki.

Rama duhet të përgjigjet për vjedhjet me inceneratorët që nuk ekzistojnë, për tigrat e Vlorës, për pastrimin e parave që bëhen me firmat e tij me lejet e ndërtimit. Ramës do t’i duhet të përgjigjet për skandalin e rrugës Qukës- Qafë Plloc që u prish me shiun e parë.

Ramës nëse do të vihet përpara përgjegjësisë së drejtësisë, do të duhet të përgjigjet dhe për grabitjen e pronave publike. Do të vazhdojmë të dalim në këtë foltore për të drejtën e fjalës dhe për të vërtetën që me çdo kusht duhet thënë. Qytetarët, demokratë ose jo nuk udhët të dekurajohen”, tha Ivi Kaso.

Ora 18:49
Protesta para kryeministrisë, deputetja Luku: Skandali me Belinda Ballukun na prek të gjithëve

 

Në protestën para kryeministrisë, deputetje e Partisë Demokratike, Manjola Luku, tha se qytetarët nuk duhet të jenë apatikë për aferat që akuzohet zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, sepse preket drejtpërdrejtë “xhepi” i çdo qytetari

“Të dashur qytetarë gra burra, djem dhe vajza, sot ne jemi këtu jo vetëm për një tubim politik por për të thënë stop. Në emër të grave shqipatre, nënave vajzave, unë qëndroj para jush kundër ligjeve që synojnë të shkatërojnë ekonomitë tona, demokraconë. Ne jemi dëshmitarë se si shteti nuk ka rënë para dhunës, por se shteti bashkëpunon me krimin dhe dhunën A mundemi të heshtim për aferat e fundit që tronditën shtetin. Qindra raporte ndërkombëtare flasin për konflikte të interesit, keqpërdorim të pushtetit. Skandali me Belinda Ballukun, urdhrat e Edi Ramës na prekim të gjithëve neve. Ne duhat ta kuptojmë njëherë e mirë së sistemi ynë është i korruptuar. Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, e as arat personale të Belinda Ballukut”,- tha Luku.

Ora 18:46
Pamje me dron/ Java e 3-të e protestave të Partisë Demokratike, vetëm militantët nuk e braktisin Berishën

 

Edhe në javën e 3-të të, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mbledhur vetëm militantët demokratë për të marrë pjesën në protestën e çdo jave të thirrur nga Partia Demokratike.

Siç shihet nga pamjet me dron të transmetuara nga Report Tv, Numri i pjesëmarrësve vijon të jetë i ulët nga java në javë ndërsa në foltoren e vendosur përpara kryeministrisë fjalën e marrin deputetë dhe anëtarë të PD-së.

Ora 18:20
Protesta e PD përpara Kryeministrisë, Belinda Balluku e socialistë të veshur me uniformën e burgut (VIDEO)

 

"Risia" e vetme e javës së 3-të e protestës së organizuar nga Partia Demokratike, janë imazhet e anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilët ose janë aktualisht të izoluar me vendim të GJKKO-së ose të marrë nën hetim nga SPAK kryesisht të akuzuar për korrupsion, pastrim parash, apo shpërdorim detyre.

Mes tyre përmendim Erion Veliajn, Alqi Bllakon, Ilir Beqajn, Vangjush Dakon si dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila tashmë është pezulluar nga detyra ndërsa në mesin e tyre qëndron Edi Rama.

Ora 18:18
Pas 'kafes' me të zhgënjyerit e PD-së, Salianji i shkon në protestë Sali Berishës

1764609735_ËhatsAppImage20251201at18.16.58.jpeg

Pas "kafes" që organizoi me figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, përfshirë fitues të Primareve dhe kandidatë për deputetë që morën numër të konsiderueshëm votash por nuk arritën të fitonin mandatin më 11 maj, Ervin Salianji është paraqitur në protestën e thirr nga Sali Berisha mbrëmjen e sotme para kryeministrisë.