Pezullimi i provave klinike të vaksinës së Oksfordit/ Autoriteti Italian: Jo gjithmonë të këqijat vijnë për të bërë dëme…

Pezullimi i provave klinike të vaksinës së Oksfordit/ Autoriteti Italian: Jo gjithmonë të këqijat vijnë për të bërë dëme…

Pas lajmit për pezullimin e provave klinike të vaksinës nga grupi farmaceutik Astrazeneca, një stuhi e vërtetë ka shpërthyer në mediat sociale.

Por për autoritetin Italian të shëndetësisë, jo të gjitha të këqijat vijnë për të bërë dëme…Matteo Bassetti, specialisti i sëmundjeve infektive të spitalit San Martino në Genoa tha se lajmi për pezullimin e provave të vaksinës tregon se kompanitë po punojnë me seriozitet dhe në mënyrë transparente

Ai u shpreh se lajmi është edhe një lloj goditje për ithtarët e ‘No Vax, atyre që janë kundër vaksinimit.

"Ky është argumenti më i fortë që mund të kemi kundër atyre që flasin për dëmet e shkaktuara nga vaksina të cilët kanë paralajmëruar se ajo do të hidhej në treg pa u bërë kontrollet e duhura”

 Basseti tha se me siguri do të ketë një ngadalësim të procesit por në tërësi, tregon se kontrollet në procedurat eksperimentale janë më shumë se serioze dhe të besueshme. 

Pezullimi i përkohshëm i provave klinike të vaksinës erdhi rreth një javë pas njoftimit të marrëveshjes përfundimtare të AstraZeneca me Komisionin Europian. 

AstraZeneca ndaloi sot të gjitha provat klinike të vaksinës Covid-19 që po zhvillon bashkë me universitetin e Oksfordit pasi një pjesëmarrës në studimet klinike që mori vaksinën pësoi një efekt anësor serioz, që sipas informacioneve është një inflamacion i palcës kurrizore

AstraZeneca kishte qenë në rrugën e duhur për t'u bërë një nga prodhuesit e parë të ilaçeve që dha rezultate nga një provë e madhe e vaksinës Covid-19 në një garë ku shumë kompani farmaceutike po lëvizin me shpejtësi marramendëse.

Pas përhapjes së lajmit aksionet e kompanisë farmaceutike ranë më shumë se 6 përqind në bursën e Nju Jorkut

Nuk është e pazakontë që provat klinike të një vaksine të ndërpriten por kjo mund të jetë për  antidodin një shpresë e lëkundur në të ardhmen.
Edhe nëse vaksina e AstraZeneca miratohet, shqetësimet në lidhje me efektet anësore përsëri mund t'i pengojnë njerëzit të vaksinohen.
Ekspertët kanë ngritur shqetësimin se miratimi i një vaksine nuk mund të nxitohet dhe se procesi bëhet i politizuar.

AstraZeneca po komercializon vaksinën e krijuar nga studiuesit në universitetin e Oksfordit nën një marrëveshje të nënshkruar në prill. Për të përshpejtuar procesin, prodhuesi i ilaçeve ka filluar prodhimin para se të përfundojnë provat apo të miratohet vaksina.

Partneriteti - i cili ka marrë më shumë se 1 miliard dollarë financim nga Agjencia e Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomedical e SH.B.A. - ka rënë dakord të japë mbi 300 milion doza për qeverinë e SHBA.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 30 milionë doza të vaksinës së mundshme të AstraZeneca. Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, këtë javë tha se "ka shumë të ngjarë" të jetë në dispozicion në fillim të 2021.

Të dhënat nga prova më e hershme e vaksinës dukeshin premtuese, duke prodhuar përgjigje të fuqishme imune dhe vetëm efekte anësore të lehta, të tilla si ato që mund të trajtohen me ilaçe pa recetë.

Paul Offit, një ekspert i sëmundjeve infektive në komitetin këshillues të vaksinave të FDA, tha se AstraZeneca do të duhet të shqyrtojë nëse efekti anësor mund të jetë shkaktuar nga një reagim imun ndaj vaksinës, apo ka të ngjarë të ketë lidhje me historinë mjekësore të vetë pjesëmarrësit në provat klinike.


Lajmi kryesor:

Pezullohen testimet e vaksinës së Oksfordit për COVID-19, ja çfarë ndodhi...


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja