TIRANE- Mbi 2000 subjekte në të gjithë territorin e vendit kanë qenë të palicencuara dhe kanë ushtruar aktivitetet në rrugë informale, ndërkohë që mbi 5 mijë punonjës kanë punuar në të zezë. Por masat më të rrepta janë marrë për 6 biznese, pasi nuk siguronin kushte në punë, duke i pezulluar plotësisht funksionimin e tyre. Këto të dhëna deklarohen nga Inspektorati Kombëtar i Punës.
Kreu i këtij institucioni Dritan Ylli tha se lufta ndaj informalitetit, por edhe krijimi i kushteve sa më të sigurta në punë janë një sfidë e cila synohet të shtrihet jo vetëm në ato sektorë që për vite më radhë janë konsideruar problematikë për kushtet që ofrojnë por në të gjitha subjektet në të gjithë vendin. “Kemi krijuar një klimë të mirë me biznesin. Lufta kundër informalitetit, shtylla kryesore”-kështu u shpreh gjatë fjalës së tij Dritan Ylli, kreu i Inspektoratit Kombëtar të Punës.
Që nga tetori i 2013 e aktualisht inspektorët tha Ylli, kanë arritur që të ushtrojnë kontrolle në shumë sektorë ndërtimi problematikë për kushtet që ofrojnë në punë, nga të cilët në gjashtë prej tyre është pezulluar puna tha ai. Ndërkohë është futur për herë të parë shërbimi i mjekut pranë kompanive të mëdha, gjatë gjithë ditës. I pranishëm në konferencë ishte dhe ministri Erjon Veliaj, i cili ka mbështetur punës e inspektoratit në luftën ndaj informalitetit. “Nga njëra anë, përballemi me nevojën për të parandaluar aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe pasojat e tyre negative.
Nga ana tjetër, për të krijuar kushte të denja punësimi, marrëdhënieve të drejta të punës, të cilat mund të kontribuojnë në motivimin, interesin e të punësuarve, rritjen e produktivitetit, efektivitetit dhe cilësisë së punës dhe më në fund, të konkurrencës së ndërmarrjeve”, ka pohuar Veliaj. Sipas tij, formalizimi i tregut të punës dhe siguria dhe kushtet në vendin e punës do të shkojnë drejt standardeve evropiane.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com