Pezullohen hetimet: Nga Italia
s’u futën kontenierë me mbetje

Pezullohen hetimet: Nga Italia<br />s’u futën kontenierë me mbetje
Në Shqipëri nuk është futur asnjë kontenier me mbetje kimike dhe radioaktive. Në këtë konkluzion ka arritur prokuroria duke pezulluar hetimet, të cilat nisën pas “Fake News” të publikuar nga një portal në Itali dhe më pas disa në Shqipëri.
  
Pas verifikimeve të prokurorisë dhe regjistrave në doganat shqiptare nuk rezulton të ketë mbërritur asnjë transport i tillë, ashtu sikur njoftoi edhe gazeta Shqiptarja.com në investigimin e realizuar para 5 muajve.
 
Është ky rezultati i hetimeve paraprake të prokurorisë së krimeve të rënda nga e cila ka vendosur të pezullojë këtë hetim deri në mbërritjen e letër porosisë nga autoritetet italiane.
 
Burime nga akuza e krimeve të Rënda sqaruan për Report Tv se aktualisht janë kryer hetimet në territorin shqiptar në doganën e Durrësit dhe të Qafë Thanës dhe nga të gjithë regjistrat hyrëse e dalëse nuk ka një ngarkesë të tillë me destinacion Maqedoninë apo Shqipërinë.
 
Maqedonia: Asnjë kontenier nga Shqipëria me mbetje toksike
Të njëjta burime sqaruan se deri më tani ka mbërritur letër porosia nga autoritetet maqedonase përgjigja se nga Shqipëri në Maqedoni nuk ka mbërritur asnjë ngarkesë, apo kontenier me mbetje të rrezikshme për në land fillin e kompanisë Drisla.
 
Hetimet nisen nga prokuroria e Krimeve të Rënda 4 muaj më parë pas disa shkrimeve në një portal në Itali. Dhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar, hetuesit nga krimet e Rënda sqaruan se kjo cështje do të pushohet për mungesë të elementeve të veprës penale.

Shqiptarja.com e zbuloi: Lajmi i konteinerëve me mbetje ishte fals
Gazeta Shqiptarja.com përmes një investigimi në datë 15 Mars zbuloi se e gjitha ishte një lajm i rremë (fake news) i prodhuar në Itali dhe i ricikluar në Shqipëri pa asnjë verifikim.
 
Shqiptarja.com bëri një investigim në Itali, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe pranë organizmave të tjera shtetërore italiane dhe shqiptare, për të verifikuar nëse ishte e vërtetë që nga portet italiane janë nisur apo jo konteinerë me plehra të drejtuar për në Shqipëri dhe të destinuar për në Maqedoni nga shoqëria italiane FCL Ambiente.
 
Verifikimi rrëzoi lajmin e krijuar nga portali Pianeta Italia News, prej të cilit në Shqipëri plasi kaosi dhe alarmi në muajin Mars të këtij viti. Portali drejtohet nga Maria Palma, gruaja e ish-senatorit të së Djathtës italiane Sergio de Gregorio, ish-gazetar i hetuar për pjesëmarrje në grup mafioz dhe korrupsion, i arrestuar edhe për mashtrim duke fituar 23 milionë euro dhënë si kontribute ndaj gazetës së tij mbi të cilat nuk kishte të drejta.

shqiptarja.com
Faksimile e lajmit të botuar në gazetën Shqiptarja.com para 5 muajve për mbetjet


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen