Është pezulluar nga detyra Shefi i Policisë së Burgjeve në Korçë, Adriatik Parisi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Parisi u pezullua nga detyra në kuadër të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë e burgut të Drenovës. Parisi është hera e tyrë që pezullohet nga detyra në harkun kohor të dy viteve, pasi në mars të vitit 2017, është pezulluar nga detyra i akuzuar se ka futur drogë në ambientet e burgut. Në kohën që u pezullua, bashkë me Parisin u pezulluan dhe 7 punonjës të tjerë të Burgjeve.
Komento
Komente

