Pfizer bie dakord që firma të tjera të prodhojnë ilaçin e saj kundër koronavirusit

Pfizer bie dakord që firma të tjera të prodhojnë ilaçin e saj kundër koronavirusit

Pfizer

Kompania farmaceutike Pfizer bie dakord të lejojë firma të tjera të prodhojnë ilaçin e saj eksperimental kundër Covid-19.

Kjo do të bënte të mundur që gati gjysma e popullsisë së botës të ketë mundësi të sigurojë ilaçin e ri. Pfizer njoftoi sot se do t’i japë firmës “Medicines Patent Pool” licensën për prodhimin e ilaçit antiviral.

Në bazë të marrëveshjes, firma të tjera mund të prodhojnë të njëjtin ilaç për përdorim në 95 vende, që përbëjnë 53% të popullsisë së botës. Marrëveshja përjashton disa vende të mëdha.

Sipas ekspertëve, fakti që Pfizer po lejon të tjerë ta prodhojnë ilaçin ende pa marrë miratimin për të, do të ndihmojë në dhënien fund më shpejt të pandemisë.

Në bazë të marrëveshjes, Pfizer nuk do të përfitojë nga shitjet në vendet me të ardhura të ulta dhe do të heqë dorë nga fitimet në të gjitha vendet e përfshira në marrëveshje, përsa kohë që Covid-19 të jetë një emergjencë shëndetësore publike.

Në fillim të muajit Pfizer tha se ilaçi i ri ul rrezikun e shtrimit në spital dhe të vdekjeve me 90% për individët me simptoma të lehta deri të mesme infeksioni.

Bazuar në suksesin e ilaçit të ri, ekspertë të pavarur kanë thënë se nuk ka nevojë që provat të vazhdojnë më tej. Pfizer ka në plan të kërkojë autorizim për përdorimin e ilaçit nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave (FDA) sa më shpejt./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion