Pfizer: Doza përforcuese mund të jepet së bashku me vaksinën kundër pneumonisë
Shiringa dhe doza të vaksinës së Pfizerit kundër koronavirusit
Kompania farmaceutike Pfizer shprehet se dozat e saj përforcuese kundër COVID-19 mund të administrohen së bashku me vaksinën kundër pneumonisë, dhe ky kombinim vaksinash, sipas kësaj kompanie, prodhon një përgjigje më të fortë dhe më të sigurt imunitare. Pfizer tha se këto të dhëna dalin nga studimet e kryera te personat mbi 65 vjeç dhe se studimi është në fazën e fundit.
Në studimin, që nisi në muajin maj, kompania ka testuar vaksinën e gjeneratës së ardhshme pneumokokale të quajtur PREVNAR 20 dhe 570 pjesëmarrësit në studim e kanë marrë këtë vaksinë së bashku me dozën përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.
Qëllimi i studimit ishte që të testohet siguria e këtij kombinimi dhe përgjigja imunitare, duke shtuar vaksinën kundër pneumonisë dhe vaksinës ekzistuese kundër COVID-19.
Të dhënat e këtij studimi mbështesin administrimin potencial të PREVNAR 20 së bashku me vaksinën e Pfizerit kundër koronavirusit, që thuhet se redukton numrin e vizitave të njerëzve te mjekët apo farmacitë për imunizimin e rekomanduar, tha Pfizer.
Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna në qershor të vitit të kaluar miratoi përdorimin e PREVNAR 20 me qëllim që të ndihmojnë popullsinë e rritur kundër sëmundjeve pneumokokale dhe kundër pneumonisë.
Pjesëmarrësit në këtë studim ishin marrë nga studimi i fazës së fundit për vaksinën kundër COVID-19. Që të gjithë kishin qenë të imunizuar me dozën e dytë të paktën gjashtë muaj para se të merrnin pjesë në këtë studim të ri./REL/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill, 20:25
-
Varianti Omicron qarkullon në ajër, Komisioni Evropian autorizon vaksinën e përditësuar të Pfizer-it
1 Shtator 2023, 11:52
-
VIDEOLAJM/ Fabrika e Pfizer goditet nga tornado, shikoni si është shkatërruar
20 Korrik 2023, 17:25
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Mbi 700 mijë vaksina kundër COVID së shpejti në Tiranë! Manastirliu: Do vijnë në muajin nëntor! Kreu i OBSH për Evropën: Priten rritje të rasteve
26 Tetor 2022, 17:17
-
Shpresat për vaksinën kundër kancerit, çifti i shkencëtarëve që krijuan 'Pfizer-in' japin lajmin e mirë
16 Tetor 2022, 19:22
-
Rama zbulon ‘kontrabandën’ me Di Maion për sigurimin e vaksinave Pfizer: I morëm fshehurazi nga Italia, pavarësisht ndalimeve të kompanisë
9 Tetor 2022, 16:55
-
Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
1 Tetor 2022, 16:14
-
EMA paralajmëron për një variant të ri të COVID-19 në dimër
2 Shtator 2022, 19:01