Pfizer i vë në dispozicion 40 mln vaksina anti-COVID platformës COVAX, OBSH: Shpërndarja në vendet e varfra nis në shkurt

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të jenë në gjendje të marrin dozat e para të vaksinave të tyre muajin e ardhshëm, kjo pasi është arritur marrëveshja me Pfizer-BioNTech për 40 milion vaksina. Deklarata është dhënë nga Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"shpërndarja e shpejtë dhe e drejtë e vaksinave nuk është vetëm një domosdoshmëri morale, është gjithashtu një siguri shëndetësore, domosdoshmëri strategjike dhe ekonomike. Kjo marrëveshje me Pfizer do të ndihmojë për të mundësuar COVAX të shpëtojë jetë, të stabilizojë sistemet shëndetësore dhe të nxisë rimëkëmbjen ekonomike globale," tha Dr. Tedros Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

150 milion doza të tjera të vaksinës së AstraZeneca do të vijnë në tremujorin e parë të vitit 2021, pas marrjes së licencimit për përdorim emergjent nga autoritetet e barnave.

Qëllimi fillestar i COVAX është të imunizojë 20%  të popullsisë më të prekshme të kombeve më të varfëra të kërcënuara nga koronavirusi. Pjesë e platformës është edhe Shqipëria, e cila ka porositur 1 400 000 doza, dozat e para tanimë pritet të mbërrijnë në Shkurt. 

Kryetari i Pfizer, Albert Bourla  tha se dërgimi fillestar do të bëhej mbi një bazë jo-fitimprurëse, duke shtuar se vendet në zhvillim duhet të kishin "të njëjtën qasje në vaksinë si pjesa tjetër e botës".

Njoftimi erdhi vijnë ndërsa vendet e pasura kanë vaksinuar miliona persona dhe vendet me të ardhura të ulëta në veçanti ato të Ballkanit kanë kritikuar BE për mungesë solidariteti.  

Ndërkohë që priten gjithashtu rezultatet për vaksinat kineze dhe ruse, nëse provohen të sigurta dhe efikase, mund të shtohen gjithashtu në COVAX.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)