AUSTRALI - Një artist nga Maqedonia luan në piano në aeroportin e Melburnit këngë të ndryshme për të kënaqur udhëtarët.

Artisti maqedonas Hristijan Spirovski luan këngë të vendeve të Ballkanit, ku nuk mungojnë dhe këngët shqiptare. E tillë është 'Vallja e Shotës', pasi në aeroportin e Melburnit nuk mungojnë dhe udhëtarët shqiptarë.

Hristijan performon prej disa muajsh në këtë aeroport. Ai tha për portalin Tetova1.com se shumë veta e pëlqejnë këngën.

"Kur e dëgjojnë këngën, më pyesin se kush jam dhe zakonisht më bëjnë lëvdata".

Artisti gjithashtu pohon se do të luajë në piano dhe këngë të tjera shqiptare. "Kam marrë libër me këngë shqipe dhe do të luaj edhe këngë të tjera", thotë Hristijan.

Artisti nga Maqedonia ka lindur në Melburn të Australisë dhe ka studiuar Universitetin për piano në Melburn.

Ai është punësuar në këtë aeroport për të argëtuar udhëtarët.


(v.gj/shqiptarja.com)