Pianistja dhe një Shën Valentin i paharruar Nga pallati përkarshi dëgjoheshin tingujt e një pianoje. Ajo po luante “Apasionatën”. Ai kishte vënë re që ajo e luante shpesh kohët e fundit. I binte shumë bukur, me virtuozitet. Sa keq që Dori dilte aq rrallë nga shtëpia. Flitej nëpër lagjie se e ëma ia merrte shpirtin dhe e vinte të ushtrohej gjithë ditën. E ëma e Dorit ishte mami, por kjo nuk e kishte penguar të kishte pritshmëri artistike për të bijën. Në fund të fundit edhe ajo me punë artistike merrej.
Atij i pëlqente të rrinte poshtë dritares së saj dhe ta dëgjonte për disa caste. Pastaj largohej, por mendimi nga Dori nuk i ndahej. Ai duhej ta takonte patjetër. Të fliste me të. Por kur?
Turi kishte zbritur më herët atë mëngjes dhe po vërtitej poshtë pallatit me duar në xhepa. Bënte ftohtë. Ishte shkurt. Fillim shkurti. Nga casti në cast, Dori duhej të zbriste për të shkuar në Lice. Ai po e priste. Me cep të syrit pa Donikën, të ëmën e Dorit që po nxitonte drejt stacionit të autobusit, për të ndaluar me siguri në vendin e saj të punës. Në maternitet.
* Donika. O Donika. Kjo që e thërriste ishte Xhuli, e cila kishte nusen e djalit për të lindur. Ajo sec i thoshte me duar e me këmbë, por Donika dukej e painteresuar sepse nga shkallët po zbriste Nora, një pianiste shumë e shquar, së cilës kishte shumë qejf që t’i ngjante e bija.
Pas saj doli edhe Dori.
* Dori, Dori. Eja foli Norës,- i thirri Donika së bijës në formë urdhëri të prerë. Dori u afrua pa ndonjë ekzaltim specifik.
* Hë moj Nora, si thua a do të bëhet Dori im si ty. Si ty jo ndoshta, por sa gjysma jote…
Nora që nuk shquhej për fjalët, por për duart i ktheu Donikës një përgjigjie evazive. Duhet ashtu…dhe u largua sepse ajo nuk e kishte rrugën me autobus.
Turi vazhdonte të qëndronte tek cepi i pallatit dhe mezi po priste që këto skena të mbaronin, me shpresë se mund t’i vinte Donikës autobusi.
Dori po ecte me një hap monoton. Ajo ishte shumë e bukur. Me flokë kacurrela që i derdheshin supeve, me një trup të bukur si lastar, por dukej qartë që e zonja nuk ishte aspak në dijeni të hireve të saj dhe këtë e tregonte ecja me supe të kërrusura dhe këmbët që tërhiqte gati-gati zvarrë, si të ishte një njeri i painteresuar.
Ai po e arrinte.
* Dori.
* Oh, Turi, - foli ajo si e trembur.- Mirëmëngjes.
* Mirëmëngjes, Dori. A e bëjmë rrugën bashkë?
* Si të duash…
* Po hë c’kemi?- tha Turi që nuk po gjente fjalët për t’i drejtuar Dorit nga frika se mos prishte gjithcka, ende pa ia nisur mirë.
* Asgjë.
* C’thotë Liceu?
* Cfarë të thotë. Përditë një avaz kemi. Prova, prova, prova pafund. Kthehem në shtëpi vazhdoj prapë nga e para. Më ka ardhur në majë të hundës.
* Po unë mendoja që ty të pëlqente pianoja? Pastaj ti luan aq bukur!
* Nuk them që nuk më pëlqen pianoja. Pianoja është jeta ime. Unë nuk di gjë tjetër vec pianos. Jeta që bëj nuk më pëlqen.
* Cfarë do të të pëlqente ty të bëje Dori?
* E ku ta di unë? Po ti përse pyet?
* Ashtu kot. Ndoshta ngaqë më the që nuk të pëlqen jeta që bën. Mu duk një fjali si prej të riturish. Ndërsa ti je kaq e brishtë dhe e trishtë ndonjëherë. Si muzika që luan shpesh.
* E paske dëgjuar…- tha Dori dhe u skuq.
* Dori, pas pak ditësh është Shën Valentini do të të pëlqente ta festoje…me mua…
* Turi, cfarë po thua?
* Po them që dua ta fesojmë bashkë.
* Po ti…po unë…
* E di, unë nuk të kam thënë ende “Të dua”. Ja po ta them tani. Unë të dua Dori. Kam shumë kohë që mendoj për ty, që dëgjoj muzikën që ti luan. Rri poshtë dritares tënde dhe të dëgjoj. Unë të ndiej Dori.
* E di si po flet ti Turi…si…nëpër filma. Të ndiej, të dëgjoj…
* Po cfarë këtu për film. Fundja filmat nga jeta e marrin temën dhe poqese ty kjo nuk të pëlqen ma thuaj.
* Jo…nuk e thashë një gjë të tillë. Edhe ti më pëlqen mua Turi. Vetëm se propozimin e kisha menduar si dicka më romantike, më të zgjatur në kohë. Kalojnë disa ditë, pastaj ai i propozon vajzës që do. A nuk ndodh kështu…
* Po, pra nëpër filma, ma the një herë.
* Po ti pse nxehesh?
* Nuk u nxeha, më fal. Kam edhe unë emocione.
I ishin afruar Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe ajo do të hynte në mësim. Ai do të shkonte më vonë në fakultet. Kishin celur mimozat. Disa djem të vegjël shisnin mimoza bishtshkurtra të lidhura me llastik. Sa keq. Edhe mimozat nuk ishin më romantike, mendoi Dori. Tek dera përpara hyrjes së shkollës u ndanë. Ajo i premtoi që Shën Valentinin do ta kalonin bashkë.
Shën Valentini, kjo festë e hyrë në jetët e këtij vendi, pasi kishte hyrë në jetët e banorëve të shumë shteteve të tjera ishte shndërruar në një sebep për një gëzim më shumë për dashamirësit e festimeve. Turi nuk hynte në këtë kategori. Për të ndenjur me Dorin atij do t’i ishte dukur Shën Valentin edhe Shën Naumi, Shën Spiridhoni e
shumë shenjtër të tjerë, por Shën Valentini do ta ndihte në siprëmarrjen e tij dashurore. Po e priste Dorin, sic e kishin lënë për ta kremtuar këtë ditë, jashtë derës së Liceut. Në duar nuk mbante lule. I kishte ardhur rëndë t’i blinte lule. Kush do ta shihte me lule në dorë do të thoshte iku edhe Turi me të shumtët. Që në këtë rast kishte kuptimin që Turi tashmë ishte njësoj si shumë djem të tjerë që u dhuronin të dashurave lule e linin kokën pas tyre dhe kjo nuk ishte shumë burrërore, sipas shoqërisë së Turit. Kur kishte folur me Cimin për Dorin ai i kishte ofruar celësin e apartamentit të prindërve të tij në Durrës, por Turi kishte refuzuar dhe i kishte thënë se do të shkonin në një motel, andej nga Liqeni. A nuk bënin kështu të gjithë ciftet tani? Kishte ikur koha e celësave.
Ja, Dori po afrohej. Në fytyrë ishte e përskuqur. Bënte ftohtë. Ishte shkurt. 14 shkurt.
* Makinën e kam parkuar nga krahu tjetër. Mezi ia morra plakut- tha Turi, i cili si një pjesë e madhe e shokëve të tij, makinën ia përdorte të atit, por e thërriste plak. Plaku jepte mësim në Fakultetin ku shkonte i biri.
* Mirë, -tha Dori.- Obobo, sa frikë kam mos na sheh njeri.
* E kush do të na shohë? Mos ki merak. Unë të dua Dori. Të dua shumë. Mos ki merak.
Këtë merakun e fundit, Turi më shumë e kishte për veten. E donte vërtetë Dorin dhe dëshironte që ajo të kënaqej.
Rruga ishte plot për plot me trafik. Nga Liceu deri tek Diga iu desh mbi një gjysëm ore dhe kur mbërritën tek Moteli “Qejfi paguhet” e kuptuan që Shën Valentini ishte kthyer në një festë tejet popullore. Me fjalë të tjera, moteli ishte rrafsh.
Turi iu afrua sportelistit, ndërsa Dori qëndroi disa hapa pas. Obobo sikur ta shihte njeri. Ku do të futej nga e ëma?
Fatmirësisht ankthi nuk i zgjati shumë sepse Turi me celës në dorë i bëri shenjë ta ndiqte. Sportelisti e mati me sy dhe hodhi sytë nga Turi. Eh kanë fat ca e ca, mendoi. Ndonëse sportelist në motel, këtij të fundit ende nuk i kishte ndritur fati motelor.
Turi futi celësin në derë dhe Dori hyri brenda, përpara tij. Tani ishte në zonë të sigurtë. Turi hoqi këpucët, xhupin dhe po vazhdonte të hiqte rrobat e tjera, kur Dori i tha: Unë po bëj një dush.
Aq më mirë, mendoi ai. Kështu nuk do t’i kuptojë emocionet e mia. Dhe me këto mendime u fut në carcafët kallkanë të ftohtë, prej materiali midis poliestrës dhe dickaje tjetër dhe u mbulua me një batanije me një kafshë përsipër. Kafsha ishte dicka midis dhelprës dhe rrëqebullit. Këtij moteli i mungonte plotësisht imagjinata. Dera e banjos së motelit kërciti me një gërvishtje dhe Dori doli prej saj si shtojzavalle (iu kujtua dhelpra e batanijes).
* O Zot, Dori sa e bukur që je! Të dua shumë zemër. shumë!
* Edhe unë Turi! Edhe unë.
Brenda pak castesh të dy të rinjtë ishin mbërthyer në pasionin për njëri-tjetrin. Turi nuk e kishte ditur që kishte qenë aq i zoti dhe Dori që mund të bënte aq shumë gjëra. Po i jepnin kënaqësi të jashtëzakonshme njëri-tjetrit, kur papritmas u dëgjua një si klithmë.
* Oh, oh!
Turi ndaloi një cast, por pastaj vazhdoi sërish.
* Oh, oooh!
* Epo këta duhet të jenë të cmendur që ulërasin kështu, tha Dori, së cilës tani i kishte dalë dehja.
* Mos dëgjo, të lutem- tha Turi.
* Po si të mos dëgjoj? Bërtet e bija e botës me gishta në vesh. Sikur është vetëm ajo këtu, -tha Dori që dukej qartë që e kishte përfunduar “procesin”.
* Mos e vrit mendjen! Mirë je ti? – e pyeti Turi më shumë për të mikluar sedrën, sesa për të konfirmuar “virilitetin”.
* Mirë, mirë -tha ajo me një fytyrë që shndriste.
U dëgjua një si rrëmujë. Pastaj ca këmbë nëpër shkallë.
* Cfarë të ketë ndodhur, tha Dori dhe u mbulua me “dhelprën”.
* Ku ta dish. Po ti mos e vrit mendjen- tha Turi për të disatën herë, por kësaj here për tu qetësuar edhe vetë.
Qëndruan disa momente poshtë “dhelprës”, në krahët e njëri-tjetrit duke pëshpritur me zë të ulët, aq të ulët saqë as veten nuk e dëgjonin.
U dëgjua një sirenë ambulance.
* Vrasje?- tha Dori e lebetitur.
* Po cfarë thua? Nuk ka mundësi. Sa filma sheh mi goce!
* Me siguri vrasje. Ajo që bërtiste…ai duhej të ishte tutori i saj…
* Dori, eja të vishemi dhe ikim.
Dori u vesh me shpejtësinë e dritës, ndërsa Turi po vishej më ngadalë sepse po mendonte se cfarë mund të kishte ngjarë. Ku ndodhi sot, për Shën Valentin…
Dolën vjedhurazi nga dera, e cila u mbyll me të njejtën gërvishtje si ajo e banjos. Zbritën shkallët si hajdutë. Në sportel kishte rrëmujë. Një burrë i gjatë jepte e merrte me personelin e makinës së një autoambulance.
* është pronari,- sqaroi sportelisti.
* Cfarë ndodhi? Dëgjuam zhurma, - pyeti Turi
* Eh mor vlla, -tha sportelisti si tip i stërvitur. Vijn me bo dashni e i kap zemra.Dori me Turin u shkrinë se qeshuri. U kapën për dore dhe dolën jashtë. Këtë Shën Valentin nuk do ta harronin.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com