'Picaso' kap në Kurbin një tjetër 'skifter' për grabitjet e bizhuterive në Belgjikë (Detajet)

KURBIN-Në kuadër të operacionit ndërkombëtar "Pikaso" sot është arrestuar një tjetër person, i cili ishte shpallur në kërkim prej një viti. I arrestuari është E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale në ngarkim të tij "Vjedhje më shumë së njëherë", "Grup i strukturuar kriminal"  dhe "Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal" .

Ai ishte pjesë e organizatës kriminale i shpallur në kërkim nga drejtësia belge. Operacion u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën "Anti Skifter" pranë Policisë së Shtetit.

Por cfarë është operacioni "Pikaso"?
Vitin e kaluar në datë 30 mars u arrestuan 8 shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Grupi kriminal grabiste banesa dhe të prona në Belgjikë. Ata thyenin banesat dhe biznese dhe më pas grabisnin sendet me vlerë. Bizhutë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin.

Nga operacioni në Belgjikë u arrestuan shqiptarët Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana, Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana, Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë, Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi, Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora.

Në Shqipëri u ndaluan Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë, Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë, Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

VIDEO e operacionit të 30 Marsit 2018

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!