Pihoni: Kanceri i qafës së mitrës 
 do 10-20 vjet kohë të zhvillohet

Pihoni: Kanceri i qafës së mitrës <br /> do 10-20 vjet kohë të zhvillohet
TIRANË - Porta e parë e çdo personi që ka probleme shëndetësore është mjeku i familjes dhe specialisti i lagjes. Për këtë arsye ditën e sotme kemi ardhur pranë Poliklinikës së Lagjes Nr. 10, për të folur për kancerin e qafës së mitrës. Sigurisht që është një destinacion që mbulon nevojat e popullatës dhe është, le të themi, në kontakt të përditshëm me kërkesat dhe problematikat shëndetësore të të gjithë qytetarëve. Kam pranë zonjën Amarda Pihoni, mjeke obstetër-gjinekologe e kësaj poliklinike, me të cilën dua të ndajmë disa mendime në lidhje me përditshmërinë dhe informacionin që ka popullata lidhur me këtë lloj tumori.
 
Faleminderit që po na prisni edhe pse është një orar pune, por mendojmë që kështu i shërbejmë edhe shikuesve duke dhënë dhe një informacion më të zgjeruar. Në fakt për të folur për kancerin e qafës së mitrës një emision i vetëm sigurisht që nuk mjafton. Por ne do të donim pak informacion në lidhje me përditshmërinë tuaj. Nga kontakti me pacientët, çfarë vini re? Kanë informacion? Dinë të sillen me trupin e tyre. Iu referohem femrave këtu, sigurisht, por edhe shoqërisë.
Atëherë, është kënaqësi edhe për mua që gjendem para jush dhe që juve e morët këtë iniciativë për të apdejtuar njerëzit dhe për këtë kancer, i cili është njëri ndër kancerët. Por është i dyti më i rëndësishmi për sa i përket rëndësisë së tij. Atëherë, në qoftë se flasim për kancerin e qafës së mitrës duhet të dimë se nga se shfaqet ky kancer, cili është problemi ose më saktë cili është shkaktari fillestar i kancerit të qafës së mitrës. Tëherë, shkaktari kryesor i këtij kanceri është Human Papiloma Virus. Në Shqipëri nuk ka ndonjë informacion të plotë për sa i përket këtij virusi. Dhe sidomos, unë do ta kapja që në mosha të hershme, që nga puberteti dhe deri në vazhdimësi se kur dhe çfarë duhet bërë për të ditur në përgjithësi për sa i përket këtij kanceri.
 
Faktikisht, ku mendoni që çalon problemi?
Atëherë, e para fare është që nuk ka informacion për këtë virus, për sa i përket momentit të shfaqjes dhe se si mund ta dedektojmë ne këtë CA. Çfarë rekomandoj unë si mjeke obstetër-gjinekologe. Atëherë, sa herë që më vjen një paciente në moshë të re, qoftë edhe një 14-15-vjeçare, unë i rekomandoj që të bëjë vaksinën e këtij kanceri, e cila bëhet që nga mosha 9 vjeçe, para se të fillojnë problemet e njohjes së saj me jetën e saj seksuale. Sigurisht që ajo trembet, sigurisht që edhe nëna e saj trembet kur unë ia them këtë, por unë bëj për parandalim. E bëj për parandalim edhe për shkak sepse nuk bëhet vetëm për kancerin e qafës së mitrës kjo vaksinë, por bëhet edhe për kondilomat gjenitale.

D.m.th. ekzistojnë dy vaksina momentalisht sot, në kohët e sotshme, që një është cervaliksi dhe një është një vaksinë tjetër të cilat nuk i disponon shteti, por gjenden në mënyrë private. Këto janë shumë të domosdoshme. Edhe kondilomat gjenitale problematikën e kanë te Human Papiloma Virus, i cili ka 100 tipa, por dy nga ata janë më problematikët, që është 16 dhe 18. Kur ne e evidentojmë dhe e kapim nëpërmjet një ekzaminimi apo një analize laboratorike këtë virus HPA, ne çfarë bëjmë? Bëjmë tipologjinë dhe kështu ulim frikën e këtij pacienti dhe e qartësojmë duke i thënë që ka dalë pozitiv me virusin HPA, por duhet të bëjmë tipologjinë për të parë nëse ai e ka tendencën për të bërë këtë kancer apo jo. Më kupton? Dhe çfarë bëjmë?

Ndër të tjera është Paptesti ose më i rëndësishmi. Çfarë është Paptesti? Paptesti është testi i Papanikolaut. Ai është ai që e ka bërë për herë të parë. Është një ekzaminim i thjeshtë të cilin e bën mjeku gjinekolog, nuk është i dhimbshëm, bëhet në mënyrë shumë të kollajshme, dhe është një test laboratorik. Në një lamë hidhet materiali dhe shikohet nga mjeku citolog. Dhe aty evidentohen problematikat e ndonjë tipizimi të qelizave primare të kancerit të qafës së mitrës ose jo. D.m.th. që aty ne nisim të evidentojmë në qoftë se kemi tendenca apo jo. Në rastin kur ne kapim diçka e cila nuk na pëlqen, ne nuk mjaftohemi vetëm me Paptestin, por kalojmë te kolposkopia. Kolposkopia çfarë është? Kolposkopia dihet që është një test laboratorik më i detajuar, i cili bëhet nëpërmjet një mikroskopi.
 
Kur rekomandohet kolposkopia? Pas Paptestit apo shoqërohen?
Kolposkopia rekomandohet pas Paptestit. Paptesti është indikator i diçkaje primare, d.m.th. kap qelizat primare të kancerit apo të ndonjë inflamacioni të qafës së mitrës apo të ndonjë infeksioni të mundshëm që mund të jetë, d.m.th. që këtu nisim, është e para fare. Pastaj, në qoftë se kapim HPV këtu ne bëjmë tipizimin e HPV-së dhe në qoftë se edhe kolposkopia ne na tregon që është për t’u parë në vazhdimësi dhe që ne kemi atë merakun se kjo mund të jetë një kancer, atëherë ne bëjmë biopsinë. Biopsia është më e sakta, është më i sakti ekzaminim që bëhet në ditët e sotshme, që na qartëson e që na bind neve që ky është kancer i qafës së mitrës.
 
Me të gjithë këtë shpjegim që ju po jepni dhe që është i detajuar e i thellë, kuptohet që ndryshe nga llojet e tjera të tumoreve, ndryshe nga llojet e tjera të kancerëve, ky kancer i qafës së mitrës na paska shumë avantazhe dhe popullata e di apo s’e di këtë gjë?
T’ju them avantazhet e këtij kanceri. Avantazhet e këtij kanceri janë që në qoftë se neve, ashtu siç e ka thënë edhe Shoqata Obstetrike, OBSH-ja, ne bazohemi këtu. D.m.th. i themi kësaj pacienteje që nëse ajo kryen teste të vazhdueshme çdo 1-3 vjet, që kur fillon të ketë aktivitet seksual, duhet të kryejë brenda një trevjeçari të paktën një Paptest, për të parë këtë problematikë, për të qenë ajo brenda kulturës, për të njohur trupin e saj, për të ditur problematikat e saja. Sepse mjeku, e para fare, të paktën sipas mendimit tim, është parandalues dhe pastaj është kurues.

D.m.th. ne i japim kulturën e mundshme pacientit, por dhe pacienti jo të trembet, por të marrë informacionin dhe ta përçojë informacionin duke e njohur trupin e tij dhe duke i zbatuar këto këshilla që i jepen nga mjeku dhe jo duke u limituar nëpërmjet informacionit që merr nga interneti, të cilin unë mendoj, të paktën si mjeke obstetër-gjinekologe, d.m.th. diploma jonë dhe të merremi tani e të themi që lexoje informacionin te ky ëebsite siç thonë shumica: “doktoresha unë e kam këtë informacion”. Po ku e ke këtë informacion? “E lexova te ky ëebsite” etj. Është absurde. Duhet të flasësh me mjekun sepse nuk merr vetëm informacionin por merr edhe hapat se si ta zgjidhësh këtë problematikë që ke. Cilat janë “të mirat”, të themi të këtij kanceri.

Atëherë, që nga momenti që kapen ato qelizat primare 10-20 vjet, d.m.th. ky kancer nuk shkurton jetë radikalisht siç shkurton kanceri i gjirit. D.m.th. ne kemi mundësi që nga 10-20 vjet ta kapim dhe ta kurojmë këtë kancer. Por pse e bëjmë Paptestin dhe pse e bëjmë ekzaminimin e HPV-së? Që të kemi mundësi që të mos shkojmë deri në fazën përfundimtare, ta kapim në stadet atje ku nuk mundemi dot më dhe sidomos te femrat ku ndërgjegjësimi është i pakët në fakt, flas dhe për dëshirën e këtij pacienti. Shumicës së pacienteve që më vijnë këtu i them që pse nuk e bëjnë Paptestin?

Pretendojnë se s’kanë pasur asgjë problematike. Problematikat janë edhe këtu te mënyra se si. Në rastin që ti kryen kontakt seksual dhe ke dhimbje gjatë këtij kontakti, ke një gjakderdhje e cila nuk ka lidhje me menstruacionet e tua apo nuk ka lidhje me ndonjë problematikë tjetër, atëherë ç’duhet të bësh? E para fare, ti duhet të vish te mjeku gjinekolog dhe do t’i thuash, sepse unë me këtë merrem. Dhe do t’i thuash që ke këtë problem. E para gjë që unë të them është se ç’duhet të bësh, të bësh një analizë sekrecionesh vaginale dhe një Paptest. A e ke bërë ndonjëherë këtë Paptest? Që këtu nisim.
Vijon në numrin e ardhshëm


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë