Pikëpyetjet e paktit PS-LSI

Pikëpyetjet e paktit PS-LSI
Lajmi se PS do të firmosë marrëveshjen parazgjedhore me LSI, mori dhenë paraditen e djeshme, ndërkohë që reagimet nga baza ishin të ashpra sidomos nga ana e bazës socialiste. Në emër të 21 janarit, nuk mund të pranojmë marrëveshjen e 1 prillit, ishte apeli i Pandeli Majkos në facebook. Do ta ketë mundësinë ta thotë edhe sot në mbledhjen e kryesisë së PS, por më së pari, duhen konsideruar të paktën tre zhvillime të rëndësishme të javës së fundit: E para dhe më kryesorja ka të bëjë me deklaratat e fundit, në sinkron, thuajse të të gjithë drejtuesve kryesorë të Partive Socialiste Evropiane.

Qartazi kuptohet se ka një lloj influence, e ridimensionuar ose jo edhe nga zgjedhja e fundit e Edi Ramës si zv.president i këtij forumi të lartë ndërkombëtar të partive të majta evropiane. Erdhi reagimi i Stanishev, më pas i Giani Pitelës dhe ditën e djeshme edhe reagimi i Papandreut. Të gjithë në një gojë, kërkonin një bashkëpunim parazgjedhor të PS dhe LSI për të sfi duar Berishën në zgjedhjet e përgjithshme.

Nëse do të ishte një zë i vecuar, vetëm ai i Stanishev, kjo do të thoshte se kishim të bënim me dëshirën e një fuksionari të lartë të socialistëve evropianë. Por kur të gjithë zërat “ndërkombëtarë” bëhen bashkë, logjika nuk të con vetëm në kërkesën e një zyrtari, por në harmonizim të qëndrimeve të drejtuesve të majtë, me një “batare deklaratash” që kërkojnë bashkëpunimin e të majtës. Dhe këto deklarata, nuk duken rastësi. Nën obrellën e cështjeve personale, gjatë javës së kaluar, Ilir Meta ka pasur të paktën dy dalje jashtë kufi - jve të Shqipërisë. Sipas zërave kanë qenë drejt Austrisë e Gjermanisë, por që nuk bëhet e qartë se kush kanë qenë takimet e tij. Ndërkohë që Edi Rama, në fundjavën e kaluar, ka udhëtuar drejt Milanos në një takim me emigrantët shqiptarë atje, por vizita është zhvilluar për dy ditë me radhë. Zhvillimi i dytë dhe i rëndësishëm ka të bëjë me dekretet për gjyqtarët në Kuvend, dekrete që LSI në një seancë të mëparshme nuk i votoi. U pa qartë se deputetët e LSI, vetëm pak minuta para votimit e lanë sallën e parlamentit, ndërkohë që PD nuk arriti të krijojë maxhorancën e votave për ti miratuar ato. Ilir Meta, hyri në qeveri me Sali Berishën, nën argumentin se ishte një parti që kërkonte integrimin e vendit në BE. Integrim, që për shumë arsye, është totalisht i pezulluar. Tre ligjet, janë thembra e Akilit për zhbllokimin e procesit, por ato, ende nuk miratohen pa votat e socialistëve. Ditën e djeshme u fol se marrëveshja PS-LSI mbyllet me kushtin që PS voton tre ligjet në Kuvend, ndërsa LSI ikën nga qeveria “Berisha” duke tërhequr ministrat e saj. Por, ky lloj skenari ka shumë pikëpyetje dhe dilema, që më së shumti ngrihen edhe nga baza socialiste: A do të mbajë Ilir Meta fjalën e tërheqjes së ministrave nga qeveria, nëse PS mban fjalën për miratimin e tre ligjeve? Cfarë ka ndodhur deri më tani, fjalën e dhënë mes dy palëve? Dy të fundit, kanë qenë takimet e Edi Ramës dhe Ilir Metës, kur kreu i PS shkoi në darkën e Gjirit të Lalzit për të arritur një marrëveshje me kreun e LSI. Pas asaj darke, u pa qartë se Edi Rama nuk arriti qëllimin për të cilin u nis. Pak më vonë, një takim tjetër në Rogner, Edi Rama dhe Ilir Meta u ulën sërish bashkë, këtë radhë për zgjedhjen e Presidentit. Por u pa qartë, se votat e deputetëve të LSI shkuan për ish ministrin e Brendshëm Bujar Nishani. Atëherë, cfarë na bën të besojmë ndoshta se këtë radhë Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë seriozisht mbajtjen e fjalës se pasi Rama të miratojë tre ligjet, vetë ai do të bashkohet në koalicionin opozitar?

Një ndër analizat që të shkon në mend është pikërisht ndërhyrja e të majtës evropiane, por edhe më gjerë. Nëse aktorët që po bëjnë deklarata “in block” për një bashkëpunim mes PS dhe LSI, kanë garantuar paktin, kjo do të kthente në të besueshëm qëndrimin për bashkëpunim. E mandej, duhet parë edhe lëvizja e fundit e komisionerit Fyle, intervista e tij në “Tonight” në “Ora Neës” se ishte i zhgënjyer që deputetët e PD e kishin bojkotuar aktivitetin e tij në Tiranë, statuset e tij ironike në tëitter për referendumin e nacionalizimin, e sidomos marrëdhëniet përfundimisht të ngrira mes tij dhe kryeministrin. Nuk mund të mbetet jashtë vëmendjes edhe dalja e ambasadorit amerikan Arvizu: ky i fundit, u shfaq javën e kaluar në një takim të të rinjve të PS, duke folur me energji dhe entuziazëm për mënyrën sesi të rinjtë socialistë po punojnë dhe duan të integrohen në politikë. Dhe më e fundit, ka të bëjë me vetë Lëvizjen Socialiste për Integrim: Eshtë e qartë që Meta nuk mund të hyjë në një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike. Si një parti e majtë, nuk ka më asnjë arsye të dalin e të shtrëngojnë duart para fushatës. Tentativat dhe lëvizjet e fundit të Ilir Metës për të arritur në një koalicion apo të ashtuquajturin “Polin e Tretë” duket se kanë dështuar. Nuk ka arritur të ulet në tryezë me Bamir Topin, e po ashtu, nuk ka arritur të mbyllë një marrëveshje as me Vangjel Dulen. Shpresat për mbylljen e një marrëveshje me Shpëtim Idrizin e PDIU u shuan shumë kohë më parë si jo rezultative. Nga ana tjetër, dalja e Lëvizjes Came, duket se ka dobësuar pozitat e Idrizit i cili, po ashtu, ka dilemat e veta të bashkëpunimit. PIKËPYETJET PËR PAKTIN Reagimi i parë ditën e djeshme për paktin mes PS e LSI erdhën nga baza socialiste. Shprehur hapur dhe qartazi në forumet socialiste, nuk donin të besonin marrëveshjen që po ndodhte. Dilema si: Ilir Meta solli Berishën në 2009 në pushtet; ngjarja e 21 janarit dhe vrasja e katër demonstruesve në bulevard për shkak të bllokut; qëndrimi i Ilir Metës duke i dhënë oksigjen Berishës, ishin kryefjala dhe kryecështja e socialistëve. Por, nëse do të kishte një bashkëpunim mes PS dhe LSI në një koalicion parazgjedhor, duke i bërë bashkë të gjitha këto pikëpyetje që vijnë nga baza e PS, a do të ishte më e thjeshtë ardhja në pushtet e së majtës? Duhet thënë se PS prej vitesh ka qenë e gatshme të “lëshojë pushtet” për të ndërtuar shtetin. Një “aksiomë” që më së shumti e ka deklaruar Fatos Nano, i cili në qeverinë e 1997, mori thuajse gjithë aleatët e vet dhe i vuri ministra në kabinet, pavarësisht se fi torja e zgjedhjeve të atij viti, i garantonte ngritjen e një qeverie tërësisht socialiste. Mandej, edhe pas divorceve të brendshme në PS, përplasjeve me FRESSH e dikurshëm, para vitit 2000, po në të njëjtën logjikë, lidershipi i PS lëshoi poste për të mbajtur pushtetin. E dyta ka të bëjë me efektin “kohë”.

 Nëse një bashkëpunim mes PS dhe LSI ndodh tani, të dy palët, kanë kohë të mjaftueshme për të sqaruar bazën se pse është i nevojshëm bashkëpunimi mes dy partive politike për të larguar të djathtën nga pushteti, duke dhënë argumentet përkatëse. E treta ka të bëjë me komisionerët dhe ruajtjen e votave. Nëse PS deri më tani ka pasur frikën se PD kërkon të manipulojë e të vjedhë zgjedhjet, nëpërmjet listave zgjedhore, kartave të identitetit, blerjes së votave, radhët e numëruesve dhe komisionerëve në qendra votimi nëpërmjet këtij bashkëpunimi forcohen shumë: mundësia e manipulimit të paktën në ruajtjen e votës, ulet në mënyrë të ndjeshme. Dhe e fundit, por ndër më të rëndësishmet: Nëse do të ndodhë një lloj bashkëpunimi i tillë, do të ketë një lloj dekurajimi të të gjithë strukturës nga e djathta. Kështu, njerëzit në bazën demokrate, janë të parët që duke fi lluar nga dita e djeshme, kanë shprehur “zhgënjimin” aq sa e kanë menduar edhe largimin nga pushteti, kur më parë nuk e kishin menduar një gjë të tillë. Dhe reagimi në bazë apo dekurajimi për largim nga pushteti, do tu mundësojë socialistëve në opozitë të punojnë më qetë. Ndoshta dhe këta do ta pranojnë paktin, aq thjeshtë sa edhe e lincuan atë, duke besuar se nesër në pushtet, do të kenë mundësi të “Rilindin” pas një periudhe dimërore tetë vjecare, të lodhur e strapacuar në greva, protesta, humbje vendesh pune e gjithcka tjetër që i kishte dekurajuar kohë më parë.


(Shkrimi u publikua sot në gazeta Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten