Pikëllim në një shkrepje fotografike

Pikëllim në një shkrepje fotografike

       Luftrat balkanike të viteve 1912-1914, të shekullit të kaluar, ishin preludi i Luftës së Parë Botërore, në të cilën u pa të zbrisnin në fushë-beteja fuqitë e mëdha europiane që mbështetën në arenën diplomatike dhe atë financiare e ushtarake, kombet e vegjël aleatë të tyre.

      Këto luftra synonin të ndalonin zgjerimin e kufijve të shteteve si Sërbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria në dëm të perandorisë së sëmurë otomane, si rrjedhim vetë këto shtete u futën në përplasje midis tyre për të mbrojtur etnitë e tyre tërrethuara nga kufijtë e rinjë.

    Nga këto luftra perandoria otomane doli shumë e cfilitur aq sa mundi të kontrollonte vetëm atë që sot quhet Turqia Europiane, ndërkaq, më 28 Nëntor 1912, në faqet e historisë u duk një shtet i ri: Shqipëria.

     Muaj më herët, vjeshtë e dytë 1912, Malazezët rrethuan Shkodrën që mbrohej nga një garnizon turk i udhëhequr deri më 30 janar 1913, nga Valiu i Shkodrës, gjenerali Hasan Riza Pasha, mandej nga ushtarake shqiptar, Esat Pashë Toptani, duke bombarduar pa mëshirë të gjithë qytetin qysh nga tetori 1912 deri në fund të prillit 1913, duke shkatuar shumë viktima mes popullsisë civile.

    Brenda qytetit, në ndërtesat e konsullateve të huaj ndodheshin të bllokuar gazetarë të organeve të ndryshme ndërkombëtare të shtypit, të cilët përditë dërgonin reportazhet e tyre redaksive të gazetave.

    Një organ i rëndësishëm shtypi që interesohej për çështjen shkodrane ishte “Il Corriere della Sera”, që publikoi në ballinën e shtojcës javore “La Domenica del Corriere” një tablo të piktorit të saj Achille Beltrame me zbarkimin e trupave ndërkombëtare në Shkodër dhe brenda saj një artikull redaksional me titull:’”Fundi i Luftës Ballkanike-Shkodra e pushtuar nga Fuqitë e Mëdha” (Domenoca del Corriere, 25 maj-1 qershor 1913). Artikulli ishte shoqëruar me tri foto, nga të cilat njera dramatike mban nënshkrimin e Kolë Macës. Poshtë kësaj shkrepje të Macës, ku duket një grua e re pranë një burri të plagosur rëndë, diçitura shënon :”Grua shqiptare pranë babait që po vdes nga plagët e marra në luftë“.

     Kjo foto dramatike tërhoqi  interesin e Qerim Vrionit, studiues i njohur i historisë së fotografisë dhe fotograf, autor i mbi 100 artikujve analitikë mbi fotografinë shqiptare dhe botërore. I një rëndësie të veçantëështë studimi i tij i fundit “Pikëllim në një foto të vjetër”, publikuar nga Shtëpia Botuese “Emal” në vitin 2018.

Vrioni, si studiues i aftë qëështë, zhytet para së gjithash në historinë e fotos duke rindërtuar motivet e vdekjes së burrit me emrin Gjon Pali.Emrin e tij ai e gjeti pasi shfletoi shumë faqe shtypi e libri deri sa rriti te punimi i At Justin Rrotës “Rrethimi i Shkodrës” i shkruar në vitin 1963 me rastin e 50-vjetorit të rrethimit, por i pabotuar si libër. Më vonë, më 2010, libri i Rrotës u botua nga Biblioteka Françeskane e Shkodrës, sërish me foton e Macës dhe emrin e Gjon Palit.

Po vlera e studimit të Vrionit nuk qëndron në rindërtimin filologjik të fotos, po mbi të gjitha në analizën e dhëmbjes në foto.Ai analizon vdekjen dhe “pasvdekjen” e njeriut në lëmin e artit botëror dhe shqiptar, duke argumentuar me vepra arti si “Pieta” e Mikelanxhelos, si fotoja e famshme e Robert Capa-s që paraqet një ushtar republikan goditur për vdekje më 1936, ose nënën kosovare duke vajtuar djalin e vrarë nga policia serbe në shkrepjen e fotografit francez, George Merillon (1990).

     Autori, përveç të tjerash, i ofron lexuaesit një jetëshkrim  të fotografit Kolë Maca (Shkodër, 1882-Tiranë,1945), i cili qysh në moshë të re kishta punuar si ndihmës në ateljen e artistit Kolë Idromeno, ku mësoi artin e shkrepjes fotografike. Pasi kreu një kurs profesional për mjeshtërinë e fotografimit në Vienë (Austri), më 1910 Maca kthehet në Shkodër ku hap ateljen e tij fotografike  me emrin ”Studio Maca”, duke u dalluar shpejt si fotograf profesionist, aq sa më pas shërebeu si fotograf zyrtar në Oborin e Mbretit Zogu dhe si bashkëpuntor për fotografinë në revistën e njohur kulturore të kohës ”Minreva”.

    Nga objektivi i Kolë Macës kanë mbërritur foto të njerëzve të thjeshtë, por edhe të shquar të Shqipërisë së kaluar, ngjarje shoqërore dhe politike dhe peizazhe, të cilat përbëjnë një pasuri dokumentare, artistike dhe etnografike me vlera të mëdha.

     Teksti i Qerim Vrionit, shoqëruar në shtojcë me foto vetjake të Macës dhe të momenteve të rëndësishëm të historisë shqiptare, paraqet një gur themeli në kulturën e vendti, sepse ndoshta për herë të parë shqyrtohet historia e një populli nëpërmjet studimit të fotografisë, një arti fisnik dhe modern, ku Qerim Vrioni na ofron njëçelës të vyer leximi për t’a njohur dhe vlerësuar.

*Shënim: Përkthyer nga italishtja. Francesco Marchianò, autori i shkrimit “Pikëllim në një shkrepje fotografike” jeton në Spezzano Albanese, Cosenza, Itali.

***Kush është Francesco Marchianò***

Francesco S. Marchianò, studiues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, është lindur më 1957 në Spezzano Albanese (Cosenza) nga prindër arbëreshë. Ka veprimtari të gjerë në ruajtjen e Trashëgimisë kulturore të arbëreshëve dhe njohjen e historisë dhe kulturës së Shqipërisë, duke bashkëpunuar me organe të ndryshme të komunitetit arbëreshësi :”Katundi ynë“, “Jeta Arbëreshë“, “Lidhja-Unione”, etj. Marchianò është diplomuar në Universitetin e Kalabrisë më 1982 për gjuhë dhe letërsi shqipe. Ai është autor dhe bashkautor me shumë artikuj dhe disa vepra mbi traditat kulturore, etnografike dhe historike të popullit shqiptar në histori.

Aktualisht jep mësim gjuhën franceze në shkollat shtetërore. Analizen e mëposhtme, Marchianò e shkroi mbi përshtypjet e përftuara pas leximit të librit “Pikëllim në një foto të vjetër” te studiuesit shqiptar të fotografisë Qerim Vrioni.

Ora 08:01
Pikëllim në një shkrepje fotografike
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë