Në “Esencë” erdhi këtë herë artisti Stefan Taçi në një rrëfim për jetën dhe karrierën. Piktor, skulptor dhe regjisor i filmit të animuar ai ndau disa kujtime dhe eksperienca të viteve ndër vite.
“Isha në klasë të shtatë kur realizove një portret të vetes time fëmijë” kujton ai kur sheh një foto të vetes fëmijë që e riprodhoi si një pikturë.
Ishte koha kur mendonte se e ardhmja e tij do ta lidhte pashmangshmërisht me pikturën, por ndodhi që ai ishte i magjepsur prej shumë formave të artit prej të cilave nuk u shkëput kurrë. Ka kaluar paralelisht sa tek piktura e skulptura dhe njëherësh tek regjia e filmave të animuar. Këto të fundit një pjesë e rëndësishme dhe themelore e karrierës së tij si artist.
Rrugëtimi i tij në Kinostudio nisi në vitin 1988, aty ku kujton fillimet me filmin e animuar, faktin që ishte i pari që eksperimentoi me plastelinën tek animimi dhe ishte një qasje e suksesshme.
“Për shumicën prej filmave të mi të animuar kam realizuar skenaret” –kujton ai bashkë më sfidat e kënaqësitë që ka marrë prej kësaj pune.
Një katalog për “Rrugicën e Tiranës” me pikturat e tij është një mënyrë për të ruajtur kujtesën e kohës.
“Të jetosh në Shqipëri si artist i lirë është shumë e vështirë”- thotë ai,ndërsa thekson se artisti ka nevojë të jetë në kontakt me publikun e tij përmes krijimeve .
“Në Shqipëri nuk ka kritikë serioze dhe të mirëfilltë,megjithatë arti është mision dhe mosdorëzimi nuk është rrugëzgjidhje” –thotë piktori.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
33.7%
-
Shqipëria
44.2%
-
Barazim
22.1%
Vota total: 258
Lajme të tjera
-
Gjobë dhe heqje kujdestarie për prindërit që ekspozojnë fëmijët në rrjete sociale? Debate në 'Esencë'
22 Mars, 20:09
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Shkrimtare, gazetare dhe politikane, Diana Çuli tregon në ‘Esencë’ një jetë mes librash dhe kujtimesh: Gjyshërit kanë shënjuar fëmijërinë time
17 Mars, 20:27
-
Esencë/ Karaiskaj: Jam ‘sulmuar’ si nëna që rri clubeve dhe nuk rri me vajzën! Likaj: Jemi shoqëri ekstremesh! Peza: Çfarë kërkojmë nga gocat, të kërkojmë dhe nga djemtë
15 Mars, 20:09
-
'Esencë'/ Sa lekë kushton bukuria? Shqiptarët në kërkim të perfeksionit, tashmë edhe djemtë (VIDEO)
14 Mars, 21:22
-
'Një zë më tha, ti nuk do vdesësh', Beqir Potka rrëfehet në Esencë: Ja si u arratisa drejt Amerikës në shkurt 89’
10 Mars, 18:58
-
7 marsi, 3 mësuese në ‘Esencë’ rrëfejnë eksperiencën e tyre dhe marrëdhëniet me nxënësit
7 Mars, 21:07
-
Publik dhe jetë private? Tan Brama, Atalanta Kërçyku e Sazan Guri rrëfejnë lajmet më të ‘sikletshme’
28 Shkurt, 20:34
-
Eniana dhe Ismet Drishti rrëfehen në ‘Esencë’: Luftuam gjatë për dashurinë! Familja nuk e pranonte lidhjen tonë (VIDEO)
24 Shkurt, 22:19
-
Poeti Agim Doçi i revoltuar nga portalet: Jam kundër të gjithëve, ja çfarë kam thënë për Luiz Ejllin
22 Shkurt, 21:15
-
Këngëtarët e viteve 2000 rrëfehen në ‘Esencë’: Kasetat i paketonim në shtëpi si makarona, i fusnin në koli dhe i çonim për shitje në dyqane
21 Shkurt, 21:33
-
Dashuria dikur dhe sot, si ka ndryshuar me kalimin e viteve, debati në ‘Esencë’ në Report Tv! Teknologjia dhe brezi i ri, si ndërtohen marrëdhëniet
17 Shkurt, 20:43