ANGLI - Djali që shohim në këto pamje është Kieron Williamson, 11-vjeçari i cilësuar dhe si një "Mini Monet".

Kanë qenë ekspertë të artit që e kanë krahasuar me piktorin francez Claude Monet, pasi kanë parë pikturat e krijuara nga piktori i vogël anglez.

Talenti i tij është i pabesueshëm dhe mund të krahasohet fare mirë me artin Piktori i vogël 11 vjeçar i cilësuar si një `Mini Monet`e babait të impresionizmit.

Peisazhet e tij kanë befasuar kritikët dhe kanë mahnitur koleksionistët, aq sa veprat e tij në galerinë e Ludham, në Norfolk në Britaninë e Madhe, qëndrojnë shumë pak aty, pasi shiten brenda disa minutave.

Deri më tani, Williamson ka vënë mënjanë 2 milionë sterlina nga shitja e tyre. Një pejsazh i realizuar nga dora e tij, ku pasqyrohet Stambolli dhe Xhabia Blu, është shitur për pothuajse 16 mijë pounds.

Edhe pse në një moshë fare të vogël ai ka arritur të blejë një shtëpi për prindërit e tij, pranë galerisë së arteve ku ai mban pikturat që realizon.

Në këtë galeri, njerëzit të ardhur nga e gjithë bota, mbajnë rradhën edhe 48 orë përpara hapjes së saj.

Prindërit e tij, shprehen se jeta e piktorit 11-vjeçar nuk ka ndonjë ndryshim me moshatarët e tij, pasi përtej talentit dhe famës së tij, Kieron Williamson është një adolesht normal, që ka kohë edhe për të luajtur futboll dhe për video lojra, ndërsa pasioni për pikturën është diçka natyrale.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)