Piktorja e parë shqiptare grua e 
shekullit XX sjell ekzpozitë të hënën

Piktorja e parë shqiptare grua e <br />shekullit XX sjell ekzpozitë të hënën
TIRANE- Ka qenë studente e shkëlqyer dhe nga 7 vite që ishte Akademia e Athinës, ajo e kreu atë për 5 vjet. Pasi mbaroi edhe shkollimin e mesëm në vendlindje, piktoren e parë shqiptare femër të shekullit XX, pushtimi i vendit nga Italia fashiste, në vitin 1939, e zuri me studime në Athinë. Sofia Zengo punoi me përkushtim dhe kërkoi nga rektori që ta merrte diplomën sa më shpejt. Lufta II Botërore e zuri në atdhe. Lindi në vitin 1915 dhe ndërroi jetë në vitin 1976.

Në përkujtimin që iu bë dje në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, imazhi i Sofia Zengo Padhimitrit ka ardhur i përmbledhur në një libër që titullohet “Sofia Zengo, një jetë e pikturuar”. Libri është konceptuar në formën e një albumi dedikuar artistes dhe është realizuar nga të bijtë e saj artistë muzikantë, Jani dhe Vangjush Papadhimitri. Ndër kumtesat e mbajtura dje për Sofia Zengon, piktori i njohur Hasan Nallbani e ka cilësuar si një ndër portretistet e para të shek. XX, ku sipas tij edhe pse tek ajo ndihet ndikimi impresionist i pedagogut të saj grek, Spiro Vikatos, “nuk është shkolla apo akademia e Athinës apo e Parisit që ë bëri atë një piktore të spikatur, por talenti”. Nallbani tha se Zengo ka një gjuhë eskpresioniste dhe me kualitet.

“Vetë vepra meriton të ushqejë opinionet për të mos mbetur në harresë”, tha ai. Gjithashtu piktori i njohur përmendi disa nga veprat më të arrira si “Portreti i plakut”, “Portreti i zonjës me shall të kuq”, etj dhe komentoi se Sofia Zengo është një imazh i impresionizmit origjinal. Edhe piktori i njohur pogradecar Anastaa Konstadini-Taso ka kujtuar dje se në hapat e parë të saj, Sofia Zengo ka pasur ndikimin e pedagogut të saj Vikatos, por për këtë artiste “nuk është bërë sa duhet, ashtu siç është vepruar me piktorët meshkujt të traditës që të shkohet në Akademinë e Athinës dhe të merren të dhëna për të studiuar krijimtarinë e saj.

Kostandini theksoi se pas viteve 1940, Zengo u bë më realiste në krijimtari, duke iu larguar paksa impresionizmit. Taso kujtoi sesi Sofia me të motrën, Androniqi Zengon kanë qenë edhe piktore ikonografe, dhe sipas tij kjo është gjë e rrallë, sepse ikonografët ose kanë qenë murgj, ose meshkuj, jo femra. Së bashku me dy motrat e saj, Androniqi dhe Sotiria, Sofia mori pjesë në pikturimin e kupolës së Mitropolisë së qytetit të Korçës (1944 – 1945).

Gjatë aktivitetit dje, nga studiuesit dhe familjarët u soll në kujtesë familja Zengo, e cila ka krijuar një dinasti piktorësh. Nga familja Zengo kanë dalë 21 piktorë. Ndër ta, Sofia Zengo Papadhimitri konsolidoi stilin realist, duke realizuar me vërtetësi portrete, peizazhe dhe natyra të qeta. Koleksioni i punimeve në vaj i Sofia Zengo Papadhimitrit arrin në rreth 300 punime.
 
Ekspozita në GKA
 Bordi i Galerisë Kombëtare të Arteve do të sjell të hënën për publikun 60 vizatime në karbon, përveç pikturave të njohura me rastin e 100-vjetorit të lindjes së piktores së parë shqiptare femër, Sofia Zengo Papadhimitrit.

Kuratori i ekspozitës, Ylli Drishti shprehet se veprat “japin edhe një informacion më të plotë për piktoren. Në ekspozitë janë paraqitur rreth 80 vepra, të përzgjedhura nga krijimtarija e artistes korçare në harkun kohor 1936-1976, të cilat janë pjesë e koleksionit të GKA-së dhe familjes Papadhimitri. Drishti e quan një rast të veçantë koleksionin e karboneve të përzgjedhur 130 punime. Në një panel të veçantë do të jenë dhe tablotë e pikturat në vaj.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604