Pilotët ukrainas nisin stërvitjet në SHBA

Pilotët ukrainas nisin stërvitjet në SHBA

Pilotët ukrainas i kanë nisur stërvitjet me avionët e avancuar luftarakë, F-16, në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Forca Ajrore e SHBA-së të mërkurën.

Një “numër i vogël” i ukrainasve kanë filluar stërvitjet, të cilat “pritet të zgjasin disa muaj”, tha një zëdhënës i Forcës Ajrore.

Muajin e kaluar, u raportua se pilotët ukrainas kishin filluar të mbanin kurs të gjuhës angleze në shtetin e Teksasit. Pilotët pritet t’i përdorin avionët luftarakë F-16 në luftime në vitin 2024.

Edhe disa vende të tjera evropiane janë duke i trajnuar pilotët ukrainas për drejtimin e këtyre avionëve. Norvegjia, Danimarka dhe Holanda i kanë dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 tashmë./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla