Piloti i dehur i 'Blue Panorama', Policia e Shtetit konfirmon pas 4 orësh rastin e denoncuar nga Report Tv

Piloti i dehur i 'Blue Panorama', Policia e Shtetit konfirmon pas 4 orësh rastin e denoncuar nga Report Tv

Policia në Rinas (Foto ilustruese)

Katër orë pas publikimit të lajmit ekskluziv nga Report Tv dhe Shqiptarja.com se një pilot i kompanisë ajrore italiane 'Blue Panorama' tentoi të drejtojë në gjendje të dehur avionin e linjës Tiranë-Bolonja me 200 pasagjerë në bord, ka reaguar Policia e Shtetit.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, policia konfirmon se piloti spanjoll Emilio Leone, 47-vjeç rezultoi i dehur nga testimi me drager në masën 0.35% në provën e parë dhe 0.31% në të dytën. 

Ndaj pilotit, sqaron poliicia, është nisur një procedim në gjendje të lirë. Pas konstatimit të pilotit të dehur, fluturimi në drejtim të Bolonjës është shtyrë me pesë orë deri në zëvendësimin e pilotit nga kompania ajrore 'Blue Panorama'. 

Njoftimi i Policisë:
 

Rinas

Policia Kufitare e Rinasit e angazhuar për sigurinë e jetës së pasagjerëve të linjave ajrore.

Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E. L., 47 vjeç.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka konsumuar akoool në masë të madhe.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit. Shtetasit E. L., pas kërkesës së kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe 0,31mg/l testi i dytë.

Për sa mësipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L, u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë. Policia e Shtetit gjen rastin të falenderoj stafin e avionit të linjës së radhës, si dhe kompaninë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si dhe pasagjerët e avionit për vonesën, por më mirë vonë po destinacion të sigurtë.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Rinas, shmanget tragjedia në avionin me 200 pasagjerë, kapet i dehur piloti i Blue Panorama


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak