Ekskluzive/ Rinas, shmanget tragjedia në avionin me 200 pasagjerë, kapet i dehur piloti i Blue Panorama

Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë një tjetër incident të kompanisë ajrore ”Blu Panorama”. Një pilot i kësaj kompanie është kapur i dehur nën efektet e alkoolit pak përpara se të hipte në bordin e avionit të cilin do ta pilotonte, paraditen e të shtunës, rreth orës 06:50. Avioni do bënte rrugën Tiranë-Bolonja dhe është nisur 5 orë me vonesë. Report TV dhe Shqiptarja.com ekskluzivisht nga burime pranë aeroportit të Nënë Tereza kanë mësuar të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë dhe emrin e pilotit.

Të njëjtat burime në kushtet e anonimatit kanë treguar se bëhet fjalë për pilotin spanjoll të "Blue Panorama", Emilio Leone, 47-vjeç. Piloti i dehur është zbuluar nga punonjësit e kësaj linje ajrore të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë, e cila ka shmangur tragjedinë që mund të shkaktonte ky pilot i dehur. Efektivët e komisariatit të Rinasit janë vënë në lëvizje pasi kanë marrë njoftimin duke i bërë testin e alkoolit pilotit Emilio Leone. Nga testi me paisjen Drager ka rezultuar se alkooli në trupin e tij kapte vlerën e 0.32 % mbi normën e lejueshme.

Burime nga aeroporti i Rinasit i thanë Report Tv dhe Shqiptarja.com se avioni ishte gati për nisje me 200 pasagjerë në bord kur u zbulua se piloti ishte i dehur. Në të tilla kushte është anuluar menjëherë fluturimi për të pritur zëvendësimin e pilotit të dehur. Pikërisht ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur një situatë të paprecedentë në historinë e aviacionit shqiptar kur një pilot është zbuluar se ka tentuar të pilotojë i dehur. Ndaj pilotit spanjoll Emilio Leone nuk është aplikuar masa a arrestit, kjo pasi nuk e parashikon ligji shqiptar por vetëm i është ndaluar të fluturojë si dhe do procedohet në gjendje të lirë, sipas njoftimit të Policisë së Shtetit e cila konfirmoi edhe denoncimin e Report Tv. Për rastin në fjalë janë njoftuar dhe pala italiane e cila e ka licensuar Emilio Leonen. 

Pas konstatimit të pilotit të dehur, fluturimi drejt Bolonjës u shty dhe pasagjerët kanë pritur për pesë orë në aeroportin e Rinasit. Edhe pse fluturimi ishte parashikuar për në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, avioni i Blue Panorama është ngritur nga pista e Rinasit në orën 11:30.

Të tilla ngjarje me pilotë të dehur janë shumë të rralla por nuk kanë munguar edhe në vende të ndryshme të botës. Më 21 Janar 2018, policia britanike ka arritur të shmangë një tragjedi të mundshme pasi ka arrestuar një pilot avioni pasagjerësh. Ndalimi i tij erdhi pas konstatimit se ai do të niste udhëtimin në gjendje të dehur. Policia britanike ka shmangur një tragjedi ndërsa ka arrestuar pilotin e një avioni të “British Airways”, pak përpara nisjes nga aeroporti londinez i “Gatwick”, pasi personeli në bord dyshonte se ishte i dehur. Ekuipazhi ishte alarmuar, pasi kishte ndjerë armën e alkoolit, dhe në këtë situatë ka kërkuar ndihmë. Mjeti fluturues, një Boing 777 me 300 pasagjerë, duhej të nisej në orën 20:20 të premten për një udhëtim prej 11 orësh drejt Mauritius.

“Zyrtari u prangos dhe u mor me vete, disa pasagjerë mbetën me gojë hapur, është e tmerrshme të mendosh se çfarë mund të kishte ndodhur”, tha një dëshmitar. Një zëdhënës i “British Airways” thekson se shoqëria po e shqyrton rastin me shumë seriozitet dhe po bashkëpunon me policinë.

“Siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhit janë gjithmonë prioriteti jonë”, shton ai. Ndërkohë, avioni është nisur me gati 3 orë vonesë me një tjetër pilot. Ndërsa, piloti i arrestuar është një 49-vjeçar nga Londra. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Piloti i dehur i 'Blue Panorama', Policia e Shtetit konfirmon pas 4 orësh rastin e denoncuar nga Report Tv

Katër orë pas publikimit të lajmit ekskluziv nga Report Tv dhe Shqiptarja.com se një pilot i kompanisë ajrore italiane 'Blue Panorama' tentoi të drejtojë në gjendje të dehur avionin e linjës Tiranë-Bolonja me 200 pasagjerë në bord, ka reaguar Policia e Shtetit.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, policia konfirmon se piloti spanjoll Emilio Leone, 47-vjeç rezultoi i dehur nga testimi me drager në masën 0.35% në provën e parë dhe 0.31% në të dytën. 

Ndaj pilotit, sqaron poliicia, është nisur një procedim në gjendje të lirë. Pas konstatimit të pilotit të dehur, fluturimi në drejtim të Bolonjës është shtyrë me pesë orë deri në zëvendësimin e pilotit nga kompania ajrore 'Blue Panorama'. 

Njoftimi i Policisë:
 

Rinas

Policia Kufitare e Rinasit e angazhuar për sigurinë e jetës së pasagjerëve të linjave ajrore.

Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E. L., 47 vjeç.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka konsumuar akoool në masë të madhe.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit. Shtetasit E. L., pas kërkesës së kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe 0,31mg/l testi i dytë.

Për sa mësipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L, u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë. Policia e Shtetit gjen rastin të falenderoj stafin e avionit të linjës së radhës, si dhe kompaninë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si dhe pasagjerët e avionit për vonesën, por më mirë vonë po destinacion të sigurtë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arife: 22/09/2018 21:36

    Te bera nga qeveria I Jane futur ksaj kompanie ta heqin nga qarkullimi. Edhe lajmet e vonesave ato ishin shume me pak se kompanite e tjera. Kto ndodhin kudo ne bote...

    Përgjigju
  • Berat: 22/09/2018 20:40

    Tani e gjeten kta te dehur kur u fut ne linj dhe kompania Shqiptare, Konkurenca

    Përgjigju
  • Kola: 22/09/2018 19:26

    Ore... qelbanik...pijanec.. te eshte merzitur jeta ? Mos merr te tjeret me qafe. Pusht.

    Përgjigju
  • geg hyseni: 22/09/2018 18:46

    Eshte i pa tolerueshem krimi shteteror i autoriteve shqiptare, qe akoma lejoine te operoi ket kompani ne vendin tone...Shteti duhet te mbroi qytetaret e vet, ndryshe behet pale me krimin dhe korupsionin...

    Përgjigju
  • Noc rroku: 22/09/2018 18:02

    Faji bij mbi shtetin shqiptare qe lejon kete kompani me problem te shumta te njepasnjeshme,dhe urgjentisht duhet te stopoj.edhe pasagjeret shpiptare jan si te gjithe europianet te tjere,i lutem qeverise te stopoj kete kompani primitive.

    Përgjigju
    • Tirona: 22/09/2018 20:09

      Shteti nuk detyron asnje shtetas te fluturoje me njeren apo tjetren linje. Eshte treg i lire dhe cdo njeri vendos vete me ke udheton. Ai qe ka pak mend ne koke fluturon me ate kompani qe ka reputacione te mire dhe eshte me e sigurte(sigurisht dhe me e shtrenjte).

  • noc luleta: 22/09/2018 17:42

    rrac pijanecash te shpifun.

    Përgjigju
  • memento mori: 22/09/2018 17:16

    ligji ekziston per drejtuesit e automjeteve, madje do behet ligj qe te ndalohen edhe ciklistet e dehur e rrasen mrena.

    Përgjigju
  • Tini: 22/09/2018 17:13

    Cfar ben qeveria me keta karagjoz te Blu Oanorames ? Pse nuk e largoni per performance shume te keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë