Pipero: Pandemia drejt fundit, në gjysmën e parë të qershorit arrijmë imunitetin e tufës! Në votime me maska dhe ruani distancën

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero dha lajmin e mirë se tashmë e kemi kaluar më të keqen e pandemisë së COVID dhe  ajo po shkon drejt fundit. Në një intervistë për "Report Tv", Pipero tha se nëse vaksinimi vijon me këto ritme, në gjysmën e parë të qershorit do të kemi arritur atë që quhet imuniteti i tufës, imunizimin e më shumë se 50% të popullsisë.

"Ne e kemi kaluar të keqen e kësaj pandemie dhe ekspozim+ vaksinim, Tirana është mbi 65 % niveli i imunizimit, qoftë nga ekspozimi qoftë nga imunizimi me vaksina, në vendet tjera është më shumë. Nëse vaksinimi vazhdon me këto ritme, besoj fort që gjysma e parë e qershorit do na zërë me imunitetin kolektiv të realizuar. Kur arrihet një nivel i caktuar imunizimi, mbi 50%, apo 70% që quhet imuniteti i tufës, do të thotë që këta qytetarë janë të imunizuar, kjo do të thotë që virusi ka shumë më pak shanse të bjeri në kontakt me persona që nuk e kanë kaluar sëmundjen, zvogëlohet shumë qarkullimi i virusit dhe kështu ai kthehet në rezervuarin natyrorë, sepse dihet që rezervuari natyror i viruseve nuk janë njerëzit, por shpendët apo kafshët", tha Pipiero.

Mjeku pati edhe një apel për qytetarët për ditën e nesërme, ku shqiptarët do t'i drejtohen kutive të pandemisë, duke i kërkuar të respektojmë më shumë se çdoherë tjetër masat anti-COVIOD. Ai e vuri theksin te mbajtja e maskës dhe respektimi i distancimit social.

"Në prag të zgjedhjeve vijmë me lajme shumë të mira në lidhje me situatën e COVID, kemi më pak raste të reja, më pak shtrime dhe viktima. Pandemia po shkon drejt fundit, por nesër i këshilloj qytetarët që të jenë më të kujdesshëm se çdo ditë tjetër. Të mbajnë maskën dhe të ruajnë distancën, të rrinë 2 metër larg njëri-tjetrit dhe në dalje nga qendra e votimit duhet ët dezinfektojnë duart. Është e rëndësishme që të mos e heqin në asnjë moment maskën gjatë votimit. COVID na ka privuar nga shumë të drejta për fat të keq. Për personat që janë të infektuar, edhe pse do të dëshironin të ushtronin të drejtën e votës, është më mirë që së pari të gëzojmë të drejtën e jetës. Duhet që ata që janë të infektuar të qëndrojnë në shtëpi dhe ata që do shkojnë të votojnë, që nuk janë të infektuar, duhet të respektojnë masat", u shpreh mjeku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë