'Pirati' Muriqi gol në derbin shqiptar, Mallorca merr tri pikë! Atletico përmbys Leganes, mbrëmja për Barcelona - Sevilla

'Pirati' Muriqi gol në derbin shqiptar, Mallorca merr tri pikë! Atletico përmbys Leganes, mbrëmja për Barcelona - Sevilla

Vedat Muriqi

Futbolli elitar spanjoll ka vijuar me ndeshjet e radhës për raundin e tetë. Në mesditë, Mallorca mposhti 1-0 Vallecanon me golin e Muriqit. Mbrëmja mbyllet me Barcelona - Sevilla, teksa vendasit kanë presionin e fitores së Real Madrid.           

Në "Son Moix", Mallorca vendase fitoi 1-0 kundër Rayo Vallecanos. Goli i Vedat Muriqit në minutën e 75-të i dha tri pikë vendasve, me sulmuesin e Kosovës që rikthehej pas një mungese disa javore për shkak dëmtimi. Në fushë për miqtë edhe Ivan Balliu, që u vlerësua me notë pozitive. Më i miri në fushë sigurisht Muriqi.

Ndërkohë, në "Metropolitano" Atletico Madrid përmbysi 3-1 Leganes në derbin e vogël. Neyou kaloi miqtë në epërsi gjatë pjesës së parë, ndërsa Atletico shënoi tre herë në fraksionin e dytë me Sorloth (dopietë) dhe Griezmann.

La Liga, raundi 8:

E diel, 20 tetor 2024

14:00 Mallorca 1-0 Rayo Vallecano

16:15 Atl. Madrid 3-1 Leganes

18:30 Villarreal 1-1 Getafe

21:00 Barcelona - Sevilla

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Kush i prishi kioskat në Tiranë? Esencë-Report Tv

Kush i prishi kioskat në Tiranë? Esencë-Report Tv