Barcelona 'shuplakë' 5-1 Sevillas, kërcënon Realin para El Clasicos! Muriqi gol në derbin shqiptar, Atletico përmbys Leganes

Barcelona 'shuplakë' 5-1 Sevillas, kërcënon Realin para El Clasicos!  Muriqi gol në derbin shqiptar, Atletico përmbys Leganes

Vedat Muriqi

Futbolli elitar spanjoll ka vijuar të diel me ndeshjet e radhës për raundin e dhjetë. Në mesditë, Mallorca mposhti 1-0 Vallecanon me golin e Muriqit. Tri pikë edhe për Atl. Madrid. Mbrëmja u mbyll me fitoren 5-1 të Barcelonës kundër Sevillas, teksa vendasit fusin në presion Real Madridin para El Clasicos.       

Në "Lluis Companys", Barcelona fitoi 5-1 kundër Sevillas dhe qëndron në krye të La Ligas me tre pikë më shumë se ndjekësit e Real Madrid, me sfidën e radhës që do jetë El Clasico mes tyre në "Bernabeu".

Skuadra e Hansi Flick shënoi tre gola që në pjesën e parë, me Lewandowskin që gjeti golat në minutat 24 (penallti) dhe 39, ndërkohë mes tij Pedri shënoi me një goditje nga jashtë zone. Në pjesën e dytë ishte djaloshi Torre që shënoi dy herë të tjera për Barçën, teksa Idumbo shënoi golin e flamurit për Sevillan.

Në "Son Moix", Mallorca vendase fitoi 1-0 kundër Rayo Vallecanos. Goli i Vedat Muriqit në minutën e 75-të i dha tri pikë vendasve, me sulmuesin e Kosovës që rikthehej pas një mungese disa javore për shkak dëmtimi. Në fushë për miqtë edhe Ivan Balliu, që u vlerësua me notë pozitive. Më i miri në fushë sigurisht Muriqi.

Ndërkohë, në "Metropolitano" Atletico Madrid përmbysi 3-1 Leganes në derbin e vogël. Neyou kaloi miqtë në epërsi gjatë pjesës së parë, ndërsa Atletico shënoi tre herë në fraksionin e dytë me Sorloth (dopietë) dhe Griezmann.

La Liga, raundi 10:

E diel, 20 tetor 2024

14:00 Mallorca 1-0 Rayo Vallecano

16:15 Atl. Madrid 3-1 Leganes

18:30 Villarreal 1-1 Getafe

21:00 Barcelona 5-1 Sevilla

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Barcelona 'zhdëp' 5-1 Sevillan, Lewandowski 'si vera'! Katalanasit shkëputen nga Real Madrid


Në "Lluis Companys", Barcelona fitoi 5-1 kundër Sevillas dhe qëndron në krye të La Ligas me tre pikë më shumë se ndjekësit e Real Madrid, me sfidën e radhës që do jetë El Clasico mes tyre në "Bernabeu".

Skuadra e Hansi Flick shënoi tre gola që në pjesën e parë, me Lewandowskin që gjeti golat në minutat 24 (penallti) dhe 39, ndërkohë mes tij Pedri shënoi me një goditje nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë ishte djaloshi Torre që shënoi dy herë të tjera për Barçën, teksa Idumbo shënoi golin e flamurit për Sevillan.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë