Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka shkuar në mbështetje të banorëve të Shkozë të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Re. Bumçi tha se ky është një pushtim sepse banesa është një e drejtë themelore.

"Ky është pushtim. Ka vetëm një zgjidhje që ta rrëzojmë. Ku ndodh tjetër kjo që të prishet shtëpia. Banesa është e drejtë themelore. Nëse ke vënë çati nuk ta prish dot, ndërsa këtu ndodh e kundërta", tha Bumçi


Lajmi kryesor:

Projekti i Unazë së Re/ Policia dhe FNSH rrethojnë zonën që në 07:00 të mëngjesit, shemben edhe dy banesa të tjera (VIDEO)