Pista e aeroportit Heathrow
kërcënon me vdekje banorët e fshatit

Pista e aeroportit Heathrow<br />kërcënon me vdekje banorët e fshatit
Ndërtimi i një piste të tretë në Aeroportin Heathrow do të çojë në shkatërrimin e një fshati të tërë. Tashmë që plani i cili favorizon zgjerimin e aeroportit është shpallur dhe njerëzit që banojnë aty kanë filluar të protestojnë.
 
Njerëzit në Harmondsworth janë të lodhur, të rraskapitur dhe të demotivuar. Ata ndodhen në një situatë të pazakontë sepse nuk e  dinë çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre ndërsa u duhet të jetojnë me avionë që fluturojnë mbi shtëpi.

Rezidentët janë të shqetësuar pasi një pjesë të tyre do tu shemben shtëpitë, por edhe ata që do të vijojnë të jetojnë aty do përballen çdo moment me zhurmë.

Trishtuese është që në këtë fshat rrezikojnë të shemben banesa që datojnë para 600 vitesh ndërsa kisha e Shën Marisë e ndërtuar në shekullin XI do të jetë shumë pranë pistës.

[gallery]19324[/gallery]

aeroport

aeroport

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima