'Pista e Formula 1 në Elbasan' Rama: Jemi në hapat e fundit para firmosjes! Do të jetë sfiduese por dhe motor ekonomie për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaron se “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes” për sjelljen e Formula 1 në Shqipëri.  Automotoparku që po ndërtohet në Elbasan është koncept i cili na u vlerësua shumë nga Formula 1 tha Rama në podkastin “Flasim”  

Me realizimin e këtij projekti Shqipëria do jetë i pari vend në historinë e “Formula 1” që nuk i ka parametrat ekonomike për të qenë në “Formula 1”.

“Pra do të jemi i pari vend në zhvillim që hyn në ‘Formula 1’ dhe ky është rezultat i asaj që ka ndodhur me Shqipërinë dhe me rritjen e reputacionit dhe respektit për Shqipërinë. Është rezultat i një pune të bërë në nivelin e gjithë atyre lidhjeve që ka mundësuar që njerëzit ta shohin Shqipërinë me sy tjetër. Mendoj që ne i kemi arritur këto por nuk them kurrë që mbaroi derisa s’ka mbaruar. Kjo për mua vlen për çdo punë. Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhi”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se projekti i paraqitur nga Shqipëria është vlerësuar shumë nga “Formula 1” pasi ka në fokus sigurinë rrugore.

Është koncept që na është vlerësuar shumë nga Formula 1. Nuk është thjesht një cirkuit për garën, është një park ku në zemër të aktivitetit do të jetë siguria rrugore, do të jetë destinacion për të edukuar njerëzit me sigurinë rrugore.

Me module trajnimi, edukimi, argëtimi, ky është momenti që e ka bërë projektin tonë atraktiv dhe na ka vendosur në sendiljen e parë, pasi kërkesat për të marrë Formula 1 janë nga të gjithë"

Rama beson se pista ‘Formula 1’ në Elbasan do të jetë një tjetër motor i fuqishëm për ekonominë shqiptare.

Është nga të gjitha sportet, që një garë e shikojnë 1 miliard njerëz. Kjo për Shqipërinë dhe Elbasanin, llogarit sa prej tyre mendojnë që vitin tjetër do të shkojnë në Shqipëri. Është sfiduese për infrastrukturën hoteliere, por është një motor ekonomie i shtuar për vendin.

Vetë pranon se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një tifoz i Formula 1

“Nuk jam tifoz i 4 rrotave, më kanë ftuar të shkoj në garat e Formula 1 dhe i kam refuzuar, më duket një absurd të rri atje por ia di vlerën dhe impaktin këtij sporti”

Në podkastin “Flasim” i ftuar ishte Gentjan Shaqiri kampion në sistemin e FIA-s për të gjithë zonën e Europës Qendrore në motorsport.


Lajmi kryesor:

Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve


S.G/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore