“Provat e grumbulluara pohojnë që i akuzuari ka vepruar me vetëdije. Një person i arsyeshëm do të ishte përpjekur që kjo gjë të mos ndodhte dhe jo të qëllonte me armë pas një dere”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Pistorius u gjet fajtor edhe për një goditje me armë në një vend publik, në një incident të ndodhur që në vitin 2013 në një restorant të Johanesburgut. Por, pozita e tij lehtësohet disi me mohimin e akuzës për posedim të municioneve të gjetura në shtëpinë e tij, pas vrasjes së së dashurës.
Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal për Pistorius, por ende nuk dihet data se kur do të dalë vendimi përfundimtar për të. Gjithësesi një gjë është e sigurt, atleti 27-vjeçari do të kalojë disa vite në burg.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
