Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur sot në SPAK, bashkë me avokatin e tij, për të mësuar akuzat përfundimtare në kuadër të dosjes “Balluku”.
Report Tv ka mësuar se përveç zgjatjes me tre muaj të hetimeve Gjylit i është komunikuar përfundimisht akuza e shkeljes së barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë, por ende nuk dihet nëse do t’i komunikohen akuza të tjera pasi ai ka qenë person nën hetim për disa tendera të tjerë si vartës i Ballukut.
Gjatë prokurimit për Tunelin e Llogarasë, Gjyli ka qenë drejtor i Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Tre ditë më parë në SPAK u paraqitet ish zv. Kryeministrja Belinda Balluku, të cilës iu komunikuan plot 15 vepra penale. Balluku do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për shkelje në tendera, 2 akuza korrupsioni, 2 për pastrim parash e 2 për fshehje pasurie të 2 vilave luksoze.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento