Në ndjekje si pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës, kapet Fuad Verzivolli! GJKKO i caktoi sot 'arrest me burg'

Në ndjekje si pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës, kapet Fuad Verzivolli! GJKKO i caktoi sot 'arrest me burg'

Eksperti i xhenios duke çaktivizuar tritolin në makinën e Fuad Verzivollit në 6 maj 2017 në Elbasan

TIRANË - Një tjetër pjesëtar i grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan është vënë në pranga nga policia. Bëhet fjalë për Fuad Verzivollin, i cili sipas raportimeve të gazetares Keti Banushi është arrestuar parmbrëmë në Shqipëri, pasi ishte në kërkim nga policia.

GJKKO vendosi sot ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg” për Fuad Verzivollin, i dyshuar për tentativë vrasjeje me paramendim dhe përfshirje në një organizatë kriminale. Ky vendim vjen pas kërkesës së SPAK një ditë më parë për “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal.

Ngjarja lidhet me një atentat në Elbasan më 8 qershor 2020, teksa sipas vendimit pritet transferimi i Verzivollit në paraburgim dhe mbetet i apelueshëm brenda 5 ditëve.

Grupi i Suel Çelës
Arrest me burg për  
-Mario Çela (i arrestuar në Belgjikë më parë për vepër tjetër penale)
-Xhino Roka
-Klaus Matishi
-Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)
-Bruno Azizolli
-Ledio Zabeli
-Marsel Roka
-Ado Xhika
-Metin Mehja
-Renato Hasani
-Pajtime Fetahu
-Dedan Gjoni
-Bujar Shega (i arrestuar në Itali)                                                                                                                                                                                                                           
-Fuad Verzivolli
-Hajdar Lala
-Në kërkim me masë sigurie arrest në burg në mungesë
-Suel Çela
-Prekë Kodra
-Skënder Sufaj
-Detyrim paraqitjeje:
-Artan Hoxha
-Elton Qyno
-Blerina Beqiri (avokatja)

Fuad Verzivolli i ka shpëtuar më parë një atentati më 6 maj 2017, ku ndaj makinës së tij u 1 kg tritol C4, por e cila dështoi për shkak të mekanizmit të gabuar. Për këtë ngjarje, Gjykata e Elbasanit deklaroi fajtor Astrit Sinanajn duke e dënuar me 25 vite burg. Por biznesmeni Verzivolli bëri me faj Florenc Çapjan për këtë ngjarje, pasi nuk kishte asnjë njohje me Astrit Sinanajn.

Hetimet ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela kanë zbuluar përfshirjen e tyre në trafik droge, shantazh, dhe tentativa për vrasje. Grupi dyshohet të ketë funksionuar si një organizatë kriminale me strukturë të mirëorganizuar, duke përdorur metoda të sofistikuara për trafikimin e kokainës dhe ekzekutimin e kundërshtarëve.

Provat e mbledhura përfshijnë komunikime të koduara dhe dëshmi për bashkëpunim të ngushtë mes anëtarëve të organizatës, në të cilën janë përfshirë edhe përfaqësues të medias. Hetimet janë në vazhdim, me 15 anëtarë të arrestuar, 3 në kërkim përfshirë Suel Çelën dhe 3 të tjerë të cilët janë vënë nga SPAK me masën 'Detyrim paraqitje'.

Njoftimi i GJKKO-së: 

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 02.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 147, datë 03.12.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Fuad Verzivolli si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit **** në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 - 22, 28/1, 333/2 dhe 334 paragrafi i dytë të K.Penal;

2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Fuad Verzivolli, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Tiranë, më datë 03.12.2024

Lajmi ne perditesim...

G.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion