Pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Gasperini merr në ekipin e parë talentin e Atalantës

Pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Gasperini merr në ekipin e parë talentin e Atalantës

Endri Muhameti, shqiptari i Atalantës

Endri Muhameti është afrimi më i fundit i Atalantës në ekipin e parë. 18-vjeçari shqiptar u grumbullua nga Gasperini në ekipin e parë të bergamaskëve. Fundjavën që lamë pas, shqiptari ishte në stol në humbjen që skuadra e tij pësoi 1-2 me Leccen.

I dalë nga moshat e Atalantës, Muhameti është kapiteni i U-19 në Bergamo duke marrë kështu një ftesë besimi nga trajneri i ekipit të parë. Në rolin e mesfushorit të qendrës, 18-vjeçari po hedh hapa të rëndësishëm duke shpresuar se do ketë minuta me Atalantën, kjo për të treguar aftësitë e tij.

Djaloshi ka qenë pjesë e moshave U-16 të Italisë, ndërsa nga shtatori 2022 u bashkua me U-19 dhe më pas me U-21 e Shqipërisë, paçka moshës së tij më të re.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Avion ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale

Avion ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale