Një atlet 21-vjeçar i karatesë, i arrestuar gjatë protestave të janarit në Iran, u ekzekutua nga autoritetet vendase.

Lajmin e raportoi transmetuesi opozitar me seli në Londër, Iran International, duke cituar burime gjyqësore iraniane.

I riu u identifikua si Sasan Azadvar dhe thuhet se u akuzua për "bashkëpunim aktiv me armikun, dëmtim të automjeteve të policisë dhe nxitje të njerëzve për luftë dhe vrasje të njëri-tjetrit, me qëllim prishjen e rendit publik, si dhe thirrje për pjesëmarrje në trazira".

Azadvar po mbahej në burgun Dastgerd në Iranin qendror. Ai më parë kishte fituar turneun provincial të karatesë në Isfahan.


Lajmi kryesor:

Trump sulmon kancelarin gjerman: Mos ndërhy tek Irani, mendo më shumë për Kievin dhe vendin tënd! Presidenti amerikan: Bllokada në Hormuz do të zgjasë