SPAK ka nisur goditjen e një grupi kriminal, në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa vende të BE-së dhe të udhëhequr nga Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi).
Lidhur me nisjen e hetimeve SPAK njofton se ka kërkuar konfiskimin e pasurve të disa pjesëtarëve të këtij grupi, 8, ndërkohë që 4 prej tyre janë vëllezër Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha.
Këta vëllezër sipas SPAK janë hetuar apo dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, prostitucion dhe emigracion klandestin si dhe për trafikim të lëndëve narkotike.
'Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “ Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë ”, i ndryshuar, ka regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024 në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha, Alfonc Hoxha, Gabriel (Admir) Bici, Rampo Qinami dhe Ervin Çejku, si dhe personave të lidhur me ta.'. njofton Prokuroria e Posaçme.
Alfonc Hoxha është një prej djemve të vëllezervë subjekt i hetimit pasuror, i dënuar në Gjermani për lëndë narkotike. Gabriel Mici, gjithashtu nip i vëllerzve, i dënuar në Britani në vitin 2017, gjithashtu për lëndë narkotike. Ervin Çejku, nip i vëllezerve, i dënuar në Suedi për trafik narkotikësh dhe Rampo Qinami arrestuar në Britani për trafik narkotikësh.
Pas tre kërkesave të SPAK, GJKKO vendosi sekuestrimin e 28 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të subjekteve të hetimit pasuror apo personave të lidhur me ta.
Lista me pasuritë për konfiskim sipas kërkesës së SPAK:
Komente








