Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’

Opozita kuptoi se me dhunë dhe me djegie karrigesh nuk arrijnë dot asgjë’. Kështu është shprehur deputetja e PS Evis Kushi, e ftuar pasditen e sotme në emisionin 'Sot Live në Shqipëri', në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu.  

Kushi tha se është shumë e rëndësishme që opozita të jetë në Kuvend dhe të marr pjesë në debat.

“Opozita duhet patjetër që të jetë pjesë e debatit dhe të vijë në Kuvend. Ata tani do të jenë pjesë e komisioneve kështu kanë deklaruar edhe në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare dhe s’ka rëndësi si u bindë por që do të jenë pjesë. Edhe partnerët tanë  ndërkombëtar kanë bërë thirrje dhe e kanë kuptuar se me dhunë dhe me djegie karrigesh nuk arrijnë dot asgjë”, tha ajo.

Kushi u ndal edhe tek platforma ‘Deputeti që duam', për të cilën zbuloi se çfarë përfaqëson kjo platformë, risitë që do të sjell, si edhe numrin e aplikimeve që është bërë deri tani.

“Deputeti që duam nuk po aplikohet për herë të parë. Ne e vlerësojmë shumë platformën sepse na duket një mekanizëm shumë i mirë për ti integruar brezat. PS ka nevojë edhe për energji të reja dhe frymë të re. Janë mbi 510 aplikime deri tani, ka një interes shumë të lartë dhe nga diaspora janë rreth 20 aplikime. Janë jo vetëm të rinj dhe të reja, por janë edhe njerëz që kanë një përvojë të caktuar në fusha të ndryshme. Përzgjedhja bëhet në varësi të kërkesave për aplikim që duhet një formular, CV, letër rekomandim dhe një video. Pra ata që e bëjnë aplikimin konform kërkesave që janë në portalin deputeti që duam sigurisht që bëhen pjesë e procesit”, tha ajo.

Sa i takon të rinjve që do të përzgjidhen nëse do të futen në lista të hapura apo të mbyllura, Kushi bëri me dije se ata do të jenë në lista të mbyllura.

Kryeministri e ka bërë një deklaratë në asamblenë e fundit që deputetët që kanë dy ose më shumë mandate do të jenë në pjesën e hapur të listës sepse ata kanë më shumë lidhje me terrenin dhe më shumë përvojë për të bërë fushatë, ndërsa të rinjtë do të jenë tek pjesa e mbyllur. Të rinjve ne do ti japim më shumë mundësi që të jenë në pjesën e mbyllur të listave”, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?

Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?