PK: Do të kundërpërgjigjemi!

PK: Do të kundërpërgjigjemi!
Policia e Kosovës është vënë në gjendje gatishmëri në brezin kufitar me Serbinë. Të dielën është shtuar numri i policëve kufitarë në këtë zonë pas arrestimit të dy prej kolegëve të tyre nga Xhandarmëria serbe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se "numri i pjesëtarëve patrullues tashmë në këtë zonë është rritur dhe do të veprojnë në bazë të ligjeve në fuqi për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës". Sipas tij, kidnapimi i dy pjesëtarëve ndodhi në brendësi të Kosovës. 

Por, në një intervistë mbrëmë, drejtori i përgjithshëm i policisë Shpend Maxhuni ishte i ashpër në deklaratat e tija.
"Po hasëm në xhandarmërinë serbe brenda territorit do të përgjigjemi me të gjitha kapacitetet tona" tha Maxhuni, i cili nuk e komentoi shtimin e forcave të policisë në brezin kufitar të Llapit. 

Maxhuni ka thënë se policët nuk janë keqtrajtuar dhe se PK-ja do të vazhdoj që t’i kryej detyrat e saj konform obligimeve ligjore dhe kushtetuese edhe në kufirin me Serbinë.

Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë, KFOR-i dhe EULEX-i, kanë vendosur komunikim me autoritetet serbe dhe policët shpejt do të lirohen.

Edhe banorë të fshatit Dumnicë të Podujevës, shumë pranë kufirit kanë folur për rastet e shpesha kur serbët e armatosur të xhandarmërisë që dalin e provokojnë në territorin e Kosovës. 
Ata treguan se xhandarmeria serbe futet rreth pesë kilometra brenda në fshat dhe deri tashi askush nuk ka ndërmarr asnjë masë sigurie për banorët atje. Gjithashtu, treguan edhe për arrestime të mëparshme të banorëve, por edhe për kontrabandën që bëhet në ato anë, që kryesisht janë kontrabandues kafshësh. 

/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja