PK për mediat serbe: S’marrim 
leje nga askush për të bërë detyrën

PK për mediat serbe: S’marrim <br />leje nga askush për të bërë detyrën
Policia e Kosovës ka reaguar gjatë ditës së djeshme për sa i përket lajmeve në mediat serbe se ishin shkelur disa marrëveshje nga lëvizja e forcave kosovare në veri të vendit.

Në deklaratën e PK-së shkruhet se Policia e Kosovës, lëviz në të gjithë territorin e vendit sipas legjislacionit në fuqi dhe pa pasur nevojë që të marri leje nga askush.

“Institucionet e zbatimit të ligjit përfshirë edhe policinë ka mandat për të mbrojnë rendin publik dhe të sigurisë së përgjithshme duke përfshirë kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit të vendit. Të gjitha njësitë e policisë veprojnë në të gjithë vendin, në përputhje me ligjin në fuqi”, shkruhet në deklaratën e Policisë së Kosovës për mediat serbe.

Nga ana tjetër, liderët serb janë shprehur se mes tyre dhe liderëve shqiptar në Kosovë, ekzistonte një marrëveshje sipas së cilës FSK dhe forcat RUSO, nuk lejohej të shkonin në  veri të Kosovës, ku banoni qytetarë serb.

Konflikti dhe acarimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë edhi më 14 janar, ku forcat kosovare të Ruso dhe FSK, ndërhynë në veri të vendit, duke ndaluar dhe kthyer pas në Beograt një tren i cili mbante të shkruar “Kosova është Serbi”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)