LAÇ- Një plagosje me thikë ka ndodhur në Kishën e "Shna Ndout" në Laç, ku 52-vjeçari Arben Margjini ka mbetur i lënduar.
Report Tv mëson se konflikti mes 52-vjeçarit dhe autorit të plagosjes, dyshohet se ka nisur për një hapësirë për t'u përdorur si një vend shitjeje të disa artikujve për ditën e nesërme, datë në të cilën fillon dhe pelegrinazhi në kishë.
Mësohet se 52-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon me hetimin e ngjarjes.
Komento