Një sherr mes dy shqiptarëve nga Kosova është shënuar mbrëmjen e sotme (3 gusht 2023) në zonën e Kunes, në Shëngjin të Lezhës.
Një 59 vjeçar është goditur me thikë pas një konflikti të çastit nga Hazir Berisha, 66 vjeçar po nga Kosova.
Ngjarja u shënua rreth orës 21:00 në Shëngjin.
Mësohet se 59 vjeçari I identifikuar me inicialet S.B është dërguar në spitalin në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Gazetari i Report TV, Elvis Hila mëson se 59 vjeçari është transportuar menjëherë drejt Traumës në Tiranë pasi plaga ka qenë afër zemrës
Si autori dhe i plagosuri kanë apartament në Kune ku vijnë të jetojnë gjatë verës. Konflikti ka nisur për shkak të hedhjes së plehrave pranë pallatit ku ata banonin.
Policia ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar, Hazir Berishr dhe të sekuestrojë thikën me të cilën dyshohet se u krye krimi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Një 59-vjeçar është plagosur pas një sherri në zonën e Kunes në Shëngjin. Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendngjarja.
Komb idiot i degraduar , shkon per pushime dhe plas thika vk
Përgjigju