Udhëheqësi i shtetit islamik, Abu Bakr al- Baghdadi, është plagosur rëndë gjatë një sulmi ajror në Irakun perëndimor, ka shkruar e përditshmja britanike The Guardian.
 
Një burim i lidhur me grupin terrorist, rrëfeu se al- Baghdadi ka pësuar lëndime të rënda gjatë një sulmi nga ana e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në muajin mars. Burimi tha se plagët që mori al- Baghdadi fillimisht vunë në rrezik jetën e tij, por tani udhëheqësi po rikuperohet në mënyrë të ngadaltë. Sidoqoftë ai ende nuk është në gjendje të bëjë kontrollin rutinë të organizatës.
 
Plagosja e al- Baghdadit çoi në mbledhje urgjente të udhëheqësve Isis , të cilët fillimisht besonin se ai do të vdiste dhe nisën bisedimet për të emëruar një udhëëheqës të ri.
 
Dy zyrtarë - një diplomat perëndimor dhe një këshilltar irakian – konfirmuan se sulmi që solli plagosjen e al-Baghdadit u zhvillua më 18 mars në el- Baaj një zonë e Ninivës , në afërsi të kufirit me Sirinë . Ka pasur dhe dy raporte të mëparshme, një në nëntor dhe një në dhjetor, që pretendonin plagosjen e udhëeheqësit të ISIS, por rezultuan të rreme.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)