Tiranë/ Plagosi fqinjin 23 vjeç, gjykata e lë në burg! Autori: Më qëlloi me grushte, e bëra për vetëmbrojte! Në qeli edhe bashkëpunëtori i tij  

Tiranë/ Plagosi fqinjin 23 vjeç, gjykata e lë në burg! Autori: Më qëlloi me grushte, e bëra për vetëmbrojte! Në qeli edhe bashkëpunëtori i tij  

Albert Pulake në momentin e arrestimit

TIRANË- Është lënë në burg Albert Pulake (Ostreni), autori i plagosjes 6 ditë më parë në zonën e Allasit në Tiranë. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa po ashtu është lënë në burg edhe bashkëpunëtori i tij Fatmir Gega, 45 vjeç, i cili e strehoi autorin pasi plagosi 23-vjeçarin Renaldo Mejdani.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka arritur të sigurojë se çfarë kanë deklaruar ata para togave të zeza. Mësohet se Albert Pulake ka deklaruar se 23-vjeçari Mejdani e kishte qëlluar me grushte dhe më pas ai kishte qëlluar me armë për vetëmbrojtje. Albert Pulake ka shprehur pendesë, pasi me 23-vjeçarin e njeh që të vogël pasi janë fqinj me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, 45-vjeçari ka thënë se nuk ishte në dijeni që shoku i tij i fëmijërisë ishte në kërkim.

Pulake ka plagosur 23-vjeçarin me armë zjarri më darë 23 gusht. Ata kanë qenë sëbashku në një lokal në zonën e Alliasit dhe pas një konflikti Pulake ka qëlluar drejt 23-vjeçarit dhe është larguar në vendin e ngjarjes duke u strehuar në shtëpinë e 45-vjeçarit. Të dy kanë rënë në prangat e policisë tre ditë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar edhe 39-vjeçarja me iniciale O.I e cila e ndihmoi Plauken të gjithashtu të arratisej nga vendngjarja.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time